DYLON

LDK, “Zanzibari 2” po të troket të dera !

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka disa ditë, që në opinionin kosovar është duke u folur për mundësinë e thyerjës së bllokut opozitar. Blloku opozitar, pavarësisht dallimeve programore, gabimeve në veprime, në këtë fazë të zhvillimeve politike të vendit, vetëm si i tillë çfarë ishte deri më tani, paraqiste opozitarizëm të fuqishëm dhe të vetmen mundësi për çuarjen vendit në zgjedhje të parakohëshme (jashtëzakonshme).
Funksionimi i deritanishëm i bllokut opozitar u tregua të jetë i suksesshëm në rrafshin politik, edhe pse jo shumë i shëndetshëm për për institucionet e vendit!

Janë shumë faktor që detërminojnë të metat e këtij blloku; mungesa e fuqisë politike, intelektuale, konceptuale, parimore dhe programore,…sikurse që janë edhe shumë të tjera që konvergjojnë në; interesat personale, grupore dhe klanore,…etj !

EkoHigjiena

Hyrja në bllok opozitar e partive “minore” është hyrje në “SENSO UNICO” apo rrugë njëkahëshe,…përveqse kthim mbrapa, është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.

Situata e krijuar nga “plasaritjet” e bllokut opozitar, në dukje të parë e largon vendin nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke hapur mundësinë e ndërhyrjës ndërkombëtare në parandalimin e shpërthimit të “bombës” sociale në vend.

Në të kundërtën, thyerja e bllokut dhe kthimi i cilës do parti në koalicion me partitë në pushtet, përveqse fatale do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme të betejave përballë pushtetit, ndarja e liderëve opozitar në veprimet e tyre, shkon drejtëpërdrejt në llogari të keqqeverisjes së vendit!

Siq duket, më shumë se pushtetarëve, thyerja e bllokut opozitar poashtu i ka gëzuar disa nga mbështetësit e tyre, të ashtuquajtur gazetar dhe analist politik.

S’ka asnjë fije dyshimi edhe për inate të arsyeshme personale të liderëve opozitar ndaj liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa, por akoma më të mëdha inatet personale ndaj Isa Mustafë janë brenda elektoratit të LDK-së, i cili, përveqse i tradhëtuar, ndihet i keqpërdorur dhe anashkaluar me rastin e lidhjes së kurorës së turpit me PDK-në.
Nuk janë kauza të paqëndrueshme “Zajednica” dhe Demarkacioni, siq u shprehë njëri nga analistët e pushtetit,…inatet politike të liderëve të bllokut opozitar në të cilat thirret “analisti” janë më tepër se njrëzore pas tradhëtisë që u kishte bërë lideri i partisë më të madhe opozitare (të atëhershme) pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014.

Pavarësisht dallimeve të mëdha programore e politike, ideologjike që ka opozita e bashkuar; Vetëvendosje, AAK e Nisma muajëve të fundit dhuruan shpresë tek qytetarët për largimin nga pushteti të “dinosaurëve politik”, që zhvaten për vite e dekada rresht së bashku nga buxheti i shtetit.

Kulmi i naivitetit të një analisti politik (të pushtetit) arrinë me faktin, kur mundohet të ndërlidhë përçarjen e bllokut opozitar me largimin e Donika Kadajt Bujupit nga AAK-ja dhe përafrimin e saj me Vetëvendosjen,…duke u shprehur me ekzaltim adoleshent; “Opozita e bashkuar, tashmë është një sintagmë që mund të krahasohet me përrallat e gjyshit e të gjyshes për fëmijët parashkollorë. Gjithçka që mund të thuhet është: Na ishte seç na ishte njëherë, një opozitë e bashkuar”, përfundon citati.

Pavarësisht mospajtimeve të momentit, opozita e bashkuar duhet të mbajë kontinuitetin e veprimeve opozitare, në të kundërtën vetëm mund t’ia zgjasin jetën koalicionit qeverisës të vendit.

Megjithatë loja e re politike vetëm sa ka filluar, me këtë edhe prapaskenat e partnerit qeverisës (PDK-së) ndaj LDK-së. Me akomodimin e Hashim Thaçit në postin e presidentit të vendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbetën çështje ditësh dhe javësh. Shkëndijat e para të përplasjeve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës filluan në dy seancat e fundit të kuvendit pa prezencën e opozitës.

Prandaj, pritet shumë shpejtë, që “Zanzibari 2” t’i jepë fund kuorës qeverisëse PDK-LDK, për ta hudhur LDK-në si leckë të përdorur dhe të coptuar siq është më së keqi.

Dilema mbetët, a do të jetë edhe kësaj radhe Hajredin Kuqi, ai që do të sjellë zanzibarin apo dikush tjetër nga radhët e PDK-së

Mbase, pas “Zanzibarit 2”, LDK-ja do të mbushet mend, për t’ju kthyer përfundimisht vetvetës,….konsolidimit të saj të brendshëm, për arritjen e reformave të thella dhe përmbajtësore duke filluar nga poshtë (baza elektorale) e deri në kreun e lartë të saj.

Pa arritjen e këtyre objektivave, pushteti për LDK-në do të jetë “mollë e ndaluar”, ngase do të jetë elektorati, ai që determinon fatin e saj e jo lideri i partisë si deri më tani.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK-ja do të dali dukshëm më e dobësuar dhe e tkurrur numerikisht, saqë nuk do t’i ngjajë më LDK-së së dikurshme. Andaj, mbijetesa e saj politike varet nga gjetja e çelësit të reformave të brendshme,…në të kundërtën, do të mbetët patericë e partive minore në vend, e asesi avangardë e proceseve pozitive në vend. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.