DYLON

LDK: “Zabeli” madhështor – Luta do të fitoj me t’paren

LDK: “Zabeli” madhështor – Luta do të fitoj me t’paren
Avatar photo Redaksia

Lagja e “Zabelit të Sahit Agës”, me anë të një tubimi madhështor, ia bëri për hajr fitoren madhe Lutës dhe LDK’së për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ata thanë se “Zabeli” tradicionalisht ka votuar masivisht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke u zotuar se asnjë votë nuk do të shkoj për rivalët, për të theksuar njëzëri se “Luta do të fitojë me t’paren”.

Prej një “Zabeli” të harruar, Lutfi Haziri e shndërroi në lagje ku njerëzit bëjnë jetë dinjitetshme, me investime në çdo cep, deklaruan përfaqësuesit e tyre.

EkoHigjiena

E, Lutfi Haziri, i falënderoi zabelasit për mbështetjen plebishitare.

“Zabeli u çu n’kambë për me e ba fitoren e madhe dhe e çoi mesazhin tek të tjerët se ne jemi njerëz të tokës, bukës e Zotit. Ju faleminderit shumë për këtë mbështetje plebishitare”, ka thënë para të pranishmëve Luta i Gjilanit.

“Ne nuk kemi kohë me u sjellë rrugëve sikur të tjerët. Gjilani nuk e mbështetë asnjë lloj klani. Ne e kemi instaluar kulturën e konkurrencës dhe mbi bazë të kësaj kulture, Gjilani do ta ruaj fytyren, angazhimin dhe ideologjinë politike për t’i vazhduar punët e mëdha të hajrit. Do ta përfundojmë lumin “Mirusha”, edhe “Stanishorkën”, edhe impiantin, edhe Autostradën e edhe ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve. Për këto punë të mëdha, ne e kemi siguruar buxhetin nga Brukseli, Berlini, Viena, e Washinton”, shtoi Haziri.

Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati i LDK’së për asamble komunale, Avdyl Aliu, i cili mban numrin 2.

Ndryshe, LDK e Gjilanit manifeston politikisht të marten me tubim qendror, në ora 16:00, në sallën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”.

sponsorizuar LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.