(2LONLINE) – Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, njëherit kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt strukturave të Degës, me Kryesinë, Forumin e Rinisë dhe Kryetarët e Nëndegëve.
Në këtë takim u diskutua për 100 ditshin e qeverisjes të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë mbështetjen maksimale nga strukturat e partisë për udhëheqjen drejt sukseseve të reja me Komunën e Gjilanit, duke zbatuar në përpikëri programin e LDK-së për të gjithë sektorët e Komunës së Gjilanit.
Po ashtu, gjatë takimit ka raportuar drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, për udhëheqjen e deritanishme të këtij sektori dhe për gjetjet në këtë drejtori si dhe kryetari i Komitetit për Arsim, Arben Mehmeti.
Musa tha se sektori i arsimit gradualisht do të bie në binarë të drejt për të qenë shembull i funksionimit për të nxjerrë gjenerata të përgatitura profesionale, pasi që arsimi bazik në të ardhmen do të nxjerrë kuadra që do të udhëheqin shtetin.
Në këtë takim u tha se arsimi është shtylla e parë e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjes katër vjecare të Komunës së Gjilanit.
Strukturat e LDK-së në Gjilan i kanë konfirmuar kryetarit Haziri se do të vazhdojnë përgatitjet pa ndalur për të arritur fitoren edhe më të madhe të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në krye me Lutfi Hazirin, është bërë model për gjithë Kosovën në zgjedhjet parlamentare. Këtë vlerësim e ka dhënë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ditë më parë kur e vizitoi Gjilanin dhe të gjithë eksponentët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /2lonline/