DYLON

LDK, unike për marrëveshjen e Bllokut

Avatar photo Redaksia

Deputetët e LDK-së duket se janë unik sa i përket marrëveshjes së Bllokut, edhe pse nga zyrtarët e saj ditëve të fundit në media kanë dal propozime që të ndryshohet kjo marrëveshje, duke propozuar Isa Mustafën për kryeministër në vend të kreut të AAK-së Ramush Hardinaj.

LDK-ja përmes një komunikate për media ka njoftuar sot grupi i deputetëve të LDK-së ka mbajtur një takimin, në të cilin është bisedua lidhur me përgatitjet për vijimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

EkoHigjiena

“Grupi i deputetëve konfirmoi gatishmërinë për të vijuar punën përgatitore për seancën, si dhe qëndrimin unik për të vijuar projektin e shumicës parlamentare, me qëllim që institucionet e reja të krijohen sa më parë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se grupi i deputetëve të LDK-së shpreh vendosmërinë për të implementuar vullnetin politik dhe përfaqësues të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e cila është përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.