(Në vend të reagimit ndaj komunikatës së degës së PDK-së)
/2L ONLINE/ – Gjilani po arrinë me shumë sukses të mbajë primatin e qytetit të sportit dhe falë politikave të shëndosha që po zbatohen në përkrahje të pakushtëzuara ndaj sportistëve, sot klubet e Komunës së Gjilanit më shumë se asnjë herë më parë po identifikohen si klube të mirë organizuara dhe falë kësaj politike ata po ngrisin rezultate kulminante në ç`do garë ku zhvillojn aktivitetet e tyre, thuhet në komunikatën e LDK-së Dega në Gjilan.
“Ne dhe qytetarët e Gjilanit e dijm se ishte një kohë kur shuheshin klubet dhe kur bëheshin politika selektive ndaj sportistëve e që fatmirësisht ato ditë perenduan dhe sot klubet tona jo që nuk po shuhen por përkundër po arrijn të ngrisin histori suksesesh e që ndoshta kjo i pengon disave që janë me “vaj në buzë”thueht tutje në këtë reagim të LDK-së së Gjilanit.
Më tej shtohet se “sot të rinjët dhe sportistët tanë kanë qasje të pakushtëzuara në ç`do hapsirë që u dedikohet atyre ndërsa duke qenë të angazhuar sinqerisht që si në sport edhe në ç`do fushë tjetër të kemi rend dhe organizim të mirëfillët, ne kemi arritur t`ju krijojm mundësi të barabarta shfrytëzimi të hapsirave dedikuar sportit, ç`do klubi të komunës tonë.
Falë përkrahjes së sinqertë që Kryetari Lutfi Haziri, po ju kushton klubeve , sot thuajse të gjitha klubet e komunës tonë me shumë sukses po na përfaqësojn dhe po mbajn rang kampionësh në ligat ku garojnë.
“Nëse ju jeni shkputur nga rrjedhat e zhvillimeve dhe nuk arrini të shihni sukseset është problem i juaji, por s`paku tregoni respekt ndaj vlerave dhe gëzohuni për sukseset që po ngriten dhe largoni duart e mos luani me djersën e sportistëve. Qytetarët e Gjilanit, i sigurojm se me sinqeritetin dhe ligjshmërinë më të lartë do menagjojm ç`do fond si dhe pasuri të komunës tonë, dhe njëherit i njoftojm se e gjithë tendenca e “poezive pa rimë” të PDK-së, ka të bëjë me qëllimet e tyre të liga që akoma s`po arrijn të kuptojn se janë të denuar nga qytetarët për dëmet milionshe që ja shkaktuan komunës tonë”, përfundon komunikata e LDK-së Dega në Gjilan. /2L ONLINE/