LDK: Strukturat e LDK-së, mbështetje të fortë qeverisjes së suksesëshme të Lutfi Hazirit
Nën udhëheqjen e Kryetarit të LDK-së, njëherit Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e strukturave të Degës, me Kryesinë dhe Kryetarët e Nëndegëve.
Në këtë takim u diskutua për qeverisjen e suksesëshme të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë mbështetjen maksimale nga strukturat e partisë për udhëheqjen drejt sukeseve të reja me Komunën e Gjilanit, duke zbatuar në përpikëri programin e LDK-së për të gjithë sektorët e Komunës së Gjilanit, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Po ashtu, Kryetari Haziri ka njoftuar strukturat e degës se nesër në Komplesin “Vali Ranch” do të mbahet një tryezë me strukturat e LDK-së nga regjioni i Anamarovës, takim ky përgatitor në kuadër të mbajtjes së Konventës Programore të LDK-së, në nivel nacional.
Në këtë takim ka raportuar edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, për udhëheqjen e deritanishme të këtij sektori dhe për proceset që kanë përcjellë këtë dikaster të qeverisjes lokale.
Musa tha se sektorin e arsimit kemi arritur ta vëmë në binarë të drejt për të qenë shembull i funksionimit për të nxjerrë gjenerata të përgatitura profesionale, pasi që arsimi bazik në të ardhmen do të nxjerrë kuadra që do të udhëheqin shtetin, dhe ne sot po arrijmë të bëjmë më të mirën për arsimin ngase shkolla është shtylla e parë e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Strukturat e LDK-së në Gjilan kanë falënderuar kryetarin Haziri për sukseset dhe përkushtimin e treguar në qeverisje të drejtë dhe njëkohësisht për projektet të cilat po arrijn që Komunës së Gjilanit t`i japin emër zhvillimesh të rëndësishme në ç`do fushë, gjë që po ndikon suksesëshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në takim u tha se Gjilani në krye me Lutfi Hazirin, është bërë model për qeverisje të mire, gjë që po ndikon shumë edhe në kthimin e investimeve dhe sot po mirret si shembull i sukseseve, vlerësim ky që po bëhet si nga qytetarët po ashtu edhe nga organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare. /2L ONLINE/
