DYLON

LDK: Strukturat e “Dardania” I dhe II, falënderojnë Hazirin për investime më se 1 milion euro në këto lagje

LDK: Strukturat e “Dardania” I dhe II, falënderojnë Hazirin për investime më se 1 milion euro në këto lagje
Avatar photo Redaksia

Strukturat e nëndegës “Dardania I” dhe “Dardania II” i kanë bërë sot konak sot kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, të cilin e kanë falënderuar për investimet e mëdha në këtë pjesë të qytetit, përfshirë ato në infrastrukturë, në shkollë dhe në ndërtimin e parkut dhe e çerdhes gjigante.

Kryetari i nëndegës në “Dardani”, dr. Blerim Syla, ka thënë se në këtë lagje gjatë mandatit janë investuar më shumë se një million euro, duke ia bërë jetën më të mirë qytetarëve të kësaj lagje.

Kreu i LDK’së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të Komunës, Lutfi Haziri, I ka falënderuar strukturat e partisë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.

EkoHigjiena

“Sot është dita e fundit e takimeve paragjedhoere duke dashur ta mobilizojmë strukturën tonë. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe falënderues me këtë mbështetje tuajen. Programi ynë i pakos familjare ka nevojë edhe për dy vite punë për ta përmbyllur. Pas parkut sot e inauguruam çerdhen në “Dardani”. Invetimet e mëdha do t’i vazhdojmë edhe gjatë mandatit të ri’, tha Haziri.

Shëndetësia primare, arsimit, bujqësia dhe infrastruktura do të vazhdojnë të mbeten prioritet, tha Haziri.

Në këto takime po marrin pjesë edhe deputetët e LDK’së nga Gjilanit dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.