DYLON

LDK: Rinia e LDK-së në Gjilan gati për kryengritjen e madhe politike të 14 shkurtit

LDK: Rinia e LDK-së në Gjilan gati për kryengritjen e madhe politike të 14 shkurtit
Avatar photo Redaksia

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, së bashku me kandidatët për deputetë, janë bërë gati për kryengritjen e madhe politike, më 14 shkurt.

Të prirë nga kryetarja, Rina Ahmeti, e cila bashkë me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një aktivitet elektoral, ka thënë se entuziazmi i rinisë gjilanase në mbështetje ndaj listës së LDK’së dhe kryeministrit Avdullah Hoti, është e paparë.

EkoHigjiena

“Organizimi i rinisë në Gjilan po dëshmon se më 14 shkurt do t’i jap vulë fitores së LDK’së në Gjilan dhe në Kosovë. Kandidatët tanë për deputetë janë dukshëm më të mirë, në krye me kryeministrit Hoti. Jemi më të organizuar se kurrë në qytet dhe në fshatra, për ta bërë kryengritjen e madhe politike më 14 shkurt. Gjilan frymon veç LDK”, ka thënë Ahmeti.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.