/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan, me vëmendje të veçantë po përcjellë rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj katër zyrtarve komunal dhe për hirë të korrektsisë njofton opinionin se bëhet fjalë për shkelje që kanë ndodhur gjatë nomenklaturës së kaluar të pushtetit lokal dhe atë gjatë vitit 2013.
LDK, inkurajon veprimet ligjor të prokurorisë së shtetit dhe gjithë sistemit të drejtësisë që të zbatojnë me rreptësi ligjin, të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik, por me transparencë dhe ligjshmëri, të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me keqpërdorim pushteti apo shfaqje të korrupsionit.
LDK, është në dijeni që janë edhe dhjetra raste të tjera që janë objekt hetimi e që i përkasin gjithashtu nomenklaturës së kaluar dhe si raste të tilla asgjë s`kanë të bëjnë me qeverisjen e tanishme të Gjilanit, por ne pavarësisht se nga kush dhe kur janë bërë shkeljet e tilla i japim mbështetje të parezervë prokurorisë së shtetit që të vazhdojë rrugën në mision të zbardhjes së shkeljeve ngase si dukuri negative ato e dëmtojnë shtetin dhe neve si qytetarë, thuhet në komunikatën e LDk-së./2L ONLINE/