DYLON

LDK: Qytetarët meritojnë transparencë, ligjshmëri dhe konkurrencë të ndershme, jo kapje të institucioneve!

LDK: Qytetarët meritojnë transparencë, ligjshmëri dhe konkurrencë të ndershme, jo kapje të institucioneve!
Avatar photo Redaksia

“LDK në Gjilan reagon ashpër ndaj tentativës së pushtetit lokal për të kontrabanduar një rregullore, e cila synon të legalizojë vende pune jashtë organogramit, pozita fiktive, dhe koeficientë të fryrë për militantë partiakë”,  thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan.

Sipas këtij subjekti politik, kjo rregullore nuk është votuar ende, por mënyra se si po shtyhet përpara, pa debat publik e pa përfshirjen e Kuvendit, është tregues i qartë i një qasjeje të rrezikshme, klienteliste dhe të padinjitetshme ndaj administratës publike dhe qytetarëve të komunës.

EkoHigjiena

Për LDK-në, qytetarët meritojnë transparencë, ligjshmëri dhe konkurrencë të ndershme, jo kapje të institucioneve për interesa të ngushta partiake.

Në LDK, thonë se do të jenë zë i fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon rendin institucional, organogramin ligjor.

“Punësim dhe gradim me meritë: Nuk mund të përjashtohet askush, ama askush nuk guxon të mbetet pa u graduar sipas meritës. Qytetarët e dinë: kjo nuk është qeverisje, kjo është kapje e institucionit”, thuhet në reagimin e LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.