/2L ONLINE/ – Për LDK-në e Kamenicës, jeta në qytetin e Kamenicës është bërë thuajse e padurueshme në këtë kohë vape, pasi në katër lagjet e qytetit reduktimet e mëdha të ujit që po e pamundësojnë një jetë normale për banorët e qytetit.
“Sezoni veror e gjen Komunën e Kamenicës të papërgatitur dhe me vetëm një baner mirëseardhje për bashkatdhetarët por me mungesë të madhe të ujit të pijes dhe për pastrim, gjithashtu pa ndriçim publik ne tri lagjet e qytetit dhe në disa pjesë të qendrës, mos mirëmbajtje të lumit dhe një administratë komunale jo efikase që po i japin një imazh të keq çdo bashkatdhetari dhe vizitori në komunën tonë”, thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicës.
Më tej në ktë reagim thuhet se , komunauna e Kamenicës tash e disa muaj nuk po e sheh te arsyeshme të ndërmarr veprime urgjente për përmirësimin e kësaj gjendje të vështirë dhe për më tepër kjo qeverisje ka hequr nga projektet prioritare planifikimin për shtimin e sasisë së ujit në lagjen Çamëria projekt që do ta zbuste furnizimin me ujë në qytet, në këtë mënyrë ato mjete të destinuara ne sektor tjerë po e vështirësojnë një jetë normale me kushte elementare. /2L ONLINE/