DYLON

LDK: Qeveria e udhëhequr nga VV e fshehu konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen “Tregu”!

LDK: Qeveria e udhëhequr nga VV e fshehu konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen “Tregu”!
Avatar photo Redaksia

“Konkursi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” SH.A., është tërësisht jo transparent duke mos u publikuar as në web faqen e Komunës së Gjilanit e as në ndonjë portal lokal a qendror”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.

Në këtë komunikatë thuhet tutje:

EkoHigjiena

“Kjo është metodë e Vetëvendosjes për të kontrabanduar në pozita te larta drejtuese militantë partiak e te pa kualifikuar, gjë që dëshmohet edhe me personat që janë përzgjedhur për këto pozita, emrat e të cilëve nuk po i përmendim sepse nuk kemi asgjë personale ndaj tyre.

Duke mos e respektuar Ligjin per Ndërmarrjet Publike dhe Shoqëri Tregtare dhe me mbylljen e procedurës së rekrutimit me këto shkelje e në formë jo ligjore, është dëshmi e madhe se Komisioni Komunal i Aksionareve duhet te shkarkohet sa më shpejt, në mënyrë që pasojat e këtyre veprimeve skandaloze të jenë sa më të vogla.

Këto dhe shkeljet e vazhdueshme të ekzekutivit në Gjilan, duhet të jenë alarm për prokurorinë, të cilën e ftojmë t’i hetojë.

Ndërmarrja Tregu është një storie suksesi dhe si e tillë duhet te mbrohet”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.