/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë përmes një komunikate ka bërë me dije se me shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit, dhe mënyrën e qeverisjes në Komunën tonë. Bashkë me ardhjen e Begzad Sinanit në pushtet, kanë ardhur edhe shumë probleme dhe keqqeverisja, e cila ka instaluar mekanizmin e korrupcionit, keqpërdorimeve, kërcnimeve, fyerjeve, shantazheve dhe papërgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke mos lënë hiq më keq as me transparencën dhe llogaridhënien, si dhe duke i shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit.
Ja reagimi I plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, me shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit, dhe mënyrën e qeverisjes në Komunën tonë. Bashkë me ardhjen e Begzad Sinanit në pushtet, kanë ardhur edhe shumë probleme dhe keqqeverisja, e cila ka instaluar mekanizmin e korrupcionit, keqpërdorimeve, kërcnimeve, fyerjeve, shantazheve dhe papërgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke mos lënë hiq më keq as me transparencën dhe llogaridhënien, si dhe duke i shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit.
Komuna e Kamenicës ka dështuar gjithashtu t’iu jap kahje zgjidhjes së problemit me operatorët ekonomikë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorit, për më tepër kjo qeverisje bëhet pjesë e keqpërdorimeve si rasti i arrestimit dhe mbajtjes në arrest shtëpiak për një muaj të shefit të inspektoratit komunal z. Refik Latifaj, i cili po hetohet nga Prokuroria themelore në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar duke komunikuar, ndihmuar dhe dhënien e instruksioneve për eksploatimin ilegal të zhavorit.
Edhe sjellja ndaj ekipit të KTV-së, në takimin e djeshëm ku po diskutohej pikërisht për këtë qështje, (duke larguar gazetarët të cilët i etiketoi me emra qesharak e ofendues), tregon edhe një herë për nivelin dhe papërgjegjësin e kësaj qeverisje dhe kreut të saj Begzad Sinani.
Lidhja Demokratike e Kosovës,
Dega Kamenicë.