DYLON

LDK po kalon një nga periudhat më sfiduese të historisë së saj politike

LDK po kalon një nga periudhat më sfiduese të historisë së saj politike
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Burim Korqa

LDK po kalon një nga periudhat më sfiduese të historisë së saj politike. Problemi kryesor nuk është vetëm rezultati zgjedhor apo pozicioni në pozite ose opozitë, por mungesa e një narrative të qartë që e dallon partinë në peizazhin aktual politik.

EkoHigjiena

Për vite me radhë, LDK ka qenë identifikuar me shtetndërtimin, institucionalizmin dhe qendrën e djathtë moderne. Megjithatë, sot ajo përballet me një dilemë të madhe, a po arrin të ofrojë një vizion të ri për Kosovën apo po mbështetet kryesisht në kapitalin e saj historik (Rugovizmin)?!

Nga perspektiva e një vëzhguesi të pavarur, sfida e LDK-së nuk është mungesa e kuadrove apo e traditës politike. Sfida është rikthimi i besimit publik përmes një projekti politik të qartë, të guximshëm dhe të besueshëm. Në politikë, historia të jep legjitimitet, por vetëm vizioni për të ardhmen të jep mbështetje.

Kosova ka nevojë për një pozite dhe opozitë të fortë, serioze dhe alternative. Për këtë arsye, ringritja e LDK-së nuk është vetëm interes i partisë, por edhe interes i demokracisë në vend. /2LONLINE/