DYLON

LDK përkujton prof.dr. Xhavit Ahmetin në 17 vjetorin e vdekjes

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  LDK përkujton prof.dr. Xhavit Ahmetin në 17 vjetorin e vdekjes , Me këtë rast, Lutfi Haziri kryetar i LDK-së ka thënë se profesor Xhavit Ahmeti  për shumë vite radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja në komunën e Gjilanit dhe më gjërë.

Ishte njeri që kontribuoi në shumë fusha dhe si i tillë është vlerësuar gjithnjë.

EkoHigjiena

“Puna dhe vlera e tij nuk duhet të harrohet për asnjë moment andaj kontributi i profesorit gjatë viteve dhënë gjeneratave të reja, do të mbetet shembull për brezat e ardhshëm dhe për ata që patën fatin të jenë nxënës të tij, ka thënë Haziri.

Prof,dr.Xhavit Ahmeti ishte një veprimtar i dalluar në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës.

Ai ishte një nga aktivistët e shquar për organizimin e referendumit për Pavarësi të Republikës së Kosovës në vitin 1991.

Për disa vite prof.dr.Xhavit Ahmeti ishte këshilltar për Arsim i Presidentit të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova dhe njëri nga organizatorët e sistemit të Arsimit të pavarur të Kosovës.

Sipas kryetarit Haziri, në këtë përvjetor të shtatëmbëdhjetë, mund të thuhet se për ne është një përkujtim i pa harruar për Profesorin tonë të madh, që përmbanë dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij.

“Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i nderuar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shprehet Haziri i LDK-së.

Prof. dr. Xhavit Ahmeti ndërroi jetë tragjikisht më 21 nëntor të vitit 1996. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.