DYLON

LDK: Përkrahja në Dobërçan për Lutën, më e madhe se në vitin 2013

LDK: Përkrahja në Dobërçan për Lutën, më e madhe se në vitin 2013
Avatar photo Redaksia

Dobërçani e Bukoviku e kanë mirëpritur sot kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri, me tubim edhe më madhështor se në vitin 2013.

Para qindra simpatizantëve, pasi i falënderoi për përkrahjen e madhe, kryetari Lutfi Haziri ka shpalosur programin e LDK’së për katër vitet e ardhshme të qeverisjes për këto fshatra.

“Dobërçani githmonë ka qenë shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit, sikurse shoqata “17 Shkurti” që është model. Në Doberçan do ta ndërtojmë rrjetin kryesor të kanalizimeve dhe disa investime tjera në infrastrukturë. Do të vazhdojmë me subvencione për bujqësinë për këtë fshat, për Bukovikun dhe për të gjithë farmerët e komunës sonë. Në këtë mënyrë, ne po e forcojmë familjen gjilanase. Me mbështetjen tuaj, më 22 tetor do të dalim të gjithë faqebardhë”, ka thënë kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Banorëve të Dobërçanit dhe Bukovikut i është drejtuar kandidati për këshilltar komunal nga radhët e LDK’së, Naser Arifi, i cili deklaroi se falë lidershipit të kryetarit Lutfi Haziri, janë kthyer investimet e mëdha për Gjilanin, si asnjëherë më parë.

 

E sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.