LDK, parti institucionaliste, karshi shkelësve e rrënuesve të ligjit!

LDK, parti institucionaliste, karshi shkelësve e rrënuesve të ligjit!

A do duhej kjo të shërbejë si shembull për të gjithë oponentët politikë përfshi edhe ekstremistët, se si duhet të sillemi ndaj rendit dhe ligjit edhe atëherë, kur ligji nuk është në anën tonë dhe nuk vendos, si duam ne?!

Shkruan: Drita MALIQI

Rasti i fundit, që ka të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ishte sjellja, pjekuria dhe maturia e LDK-së karshi këtij vendimi, ku, pa hezituar fare LDK e respektoi atë.

Për më tepër u zotua se pavarësisht epilogut të çështjes në fjalë LDK, do ta respektojë në plotëni, kjo duke dëshmuar edhe njëherë të gjithëve se LDK është parti institucionaliste dhe mbi të gjitha respektuese e demokracisë, rendit e ligjit. Kështu duke evituar çfarëdo lloj rrethanash, qe mund të bien ndesh me Kushtetutën e vendit, sepse, pastaj (po shkele Kushtetutën) me plotë të drejtë mund të iu quajnë, “parti kriminale” apo “super-kriminale”.

Prandaj z. Kurti dhe (VV), është dashur të tregoheni shumë më i mprehtë në këtë drejtim, pasi që keni patur rastin dhe (ndoshta të vetmin), që të përfitoni nga përvoja e LDK-së, në mënyrë që të njoftoheni me shtetin dhe të mësoni, si duhet të silleni karshi institucioneve, dhe si institucionalistë, në të ardhmen. Përndryshe ju mund të vazhdoni të gaboni çdo ditë!

Pasi, të jeni mveshur me petkun e pushtetit, duhet mirë ta kuptoni që kjo nuk është vetëm privilegj, por mbi të gjitha është përgjegjësi dhe kërkon kujdes, dije, maturi e durim, virtyte këto të cilat, fatkeqësisht, asnjërën dhe as tjetrën nuk i posedoni.

Kështu të paktën kemi kuptuar nga veprimet tuaja, arbitrare e totalitare, dhe lëshimet që i keni bërë, saktësisht ndaj shtetit me apo pa qëllim kundrejt shtetit serb, duke i shkaktuar shtetit tonë, dëme vështirë të riparueshme, në të ardhmen.

Kësisoj qeverinë e ardhshme e keni ngarkuar me probleme me/pa vetëdije, të dyja raste të rënda!

Ta ilustrojmë pakë: Për vendimet e veprimet arbitrare, totalitare dhe paditurinë e kësaj qeverie…

z. Kurti, ne radhë tê parë filluat me partnerin tuaj të koalicionit, u sollët si të ishin në luftë me armikun dhe jo me mikun të cilin kaherë i kishit premtuat popullit se e donit si partnerin e vetëm për një qeverisje të mirë. Kësisoj duke e quajtur si; KOALICIONIN E SHPRESËS për qytetarët!

Mashtrim që në fillet e saj, ju z. Kurti e vratë shpresën e ndryshimit, kështu i tradhtuat qytetarët dhe votuesit tuaj.

1. Premtimi se do ta lejonit Serbinë për hapjen e korridorit drejtë Adriatikut nëpëmjet Kosovës,
2. Thirrje për vëlla-vrasje
3. Acarimi i marrëdhënieve me SHBA-të me mikun tonë tê pëherëshëm dhe kthimin drejtë Rusisë.
4.Pranimi i donacionit te 1000 testeve, në kuptimin humanë të Serbisë ndaj Shqiptarëve të Kosovës, kështu duke i mundësuar Serbisë të paraqitet si humane e paqësore ne arenën ndërkombëtare në dobi të saj.
5. Lejuat ekipet mjekësore serbe dhe orën policore të vendosur nga Serbia në territorin e Kosovës,
6. Skandaloze dhe jo pa dijeni tuajen, Akuza ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, për krime ndaj civilëve të pafajshëm serb,
7. Lejimi i Jabllanoviçit dhe ndalimi deri në ekstremizëm të një deputeti shqiptar të Kuvendit të Republikës sê Kosovës
8. Akceptimi për protesta deri në destabilizimin e vendit, dhe jo vetëm, por këto duke përkrahur me heqjen e rrethojave ( kërcënim apo shantazh ndaj institucioneve të reja)
9. Citimi i neneve të Kushtetutës së Serbisë, në ankesat qe i drejtuat Gjykatës Kushtetuese
10. Lejimi i cisternës me foton e Putinit, kështu duke fyere e provokuar, popullin shqiptar.

Të gjitha këto të pafalshme.

Zaten, sado mund të zgjatet kjo listë e skandaleve tuaja?

Dinakëri e tradhti ndaj LDK-së dhe tërë Kombit.

I kthehemi partnerit ose koalicionit

Ndryshe ngaqë kishit premtuar popullit në fushatë si: ç kapjen e shtetit, luftën kundër krimit, nepotizmin, luftën kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik, mirëqenie për të gjithë, e mbi të gjitha sundim të rendit dhe Ligjit, dhe se; me Serbinë nuk do të ketë kompromise, pa kërkuar kjo e fundit falje dhe pa na i kthyer të pagjeturit ( kjo e fundit e dhimbshme)…

Por si duket, këto nuk ishin premtimet tuaja, sipas veprimeve tuaja qe keni bërë, këtyre ditëve që nga fillimi dhe vazhdoni të bëni, kjo ka veq një emër, MASHTRIM (me shkronja të mëdha). Por, dijeni se një popull të tërë, vetëm njëherë mund ta mashtroni.

Ju, në këto ditët e qeverisjes, vetëm e thelluat dhe rënduat situatën edhe më tej. Lexo: ç’kapjen e bordeve, për një kapje tjetër, duke thelluar edhe më tej korrupsionin, (sot ministri juaj për shëndetësi, dyshohet të jetë përfshirë në aferën 5 milionëshe), sundim të ligjit zero, biles duke e shkelur atë, në mënyrë flagrante e të pafalshme, duke ua mohuar qytetarëve të drejtën themelore, lirinë e lëvizjes.

Përkundër vendimit të parë të Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm që nuk e respektuat por e shkelët për të dytën herë dhe kjo vërtetë  mund t’ju bëjë, sipas nje shprehje tuajen,  “super-kriminel”.

Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, z. Kurti duhet dije, durim e mprehtësi, dhe këtë mund ta bënit pikërisht duke shfrytëzuar, dijen e përvojën e LDK-së, kundër atyre që kanë kapur e zhvatur shtetin tonë tash e 20 vite.

Mos harroni dhe dijeni në të ardhmen, se ç‘kapja e shteti filloi që nga koha kur, kryeministrin e atëhershëm, tani presidentin LDK e zmbrapsën nga pozita e kryeministrit duke e dërguar në presidencë. Kështu duke ia hequr duart nga ekzekutivi dhe fuqinë e ndikimin që kishte nëpër të gjitha institucionet (nga lartë-poshtë).

Pra, ç‘kapja e shtetit bëhet me mençuri e mprehtësi, dhe jo duke llomotitur si i çmendur në fushata parazgjedhore dhe në TV. Por, ju dëshmuat se as nuk jeni i vullnetit dhe nuk jeni të aftë, të dini, se si bëhet, ç’kapja?

Përkundrazi ju dëshmuat se duke i paralajmëruar gjatë gjithë kohës edhe pas ardhjes në pushtet, ju sikur dëshironit, të ju bëni thirrje atyre (zhvatësve), që të ruhen, e të fshehin mirë provat, dhe kjo ju bënë bashkëfajtorë. Dhe mundësia e parë që iu dha, filluat, ta kapni shtetin, po në të njëjtën mënyrë e logjikë sikurse ai i pari. (Tipik: Thaçi 2).

Përveç të tjerave, ju pos partnerit të koalicionit që e ri-kthyet në armik, ju vazhduat ti trajtoni secilën parti tjetër politike në armiq. Kështu duke kthyer në armiq shumicën e qytetarëve të Kosovës, posi që, ju mirë e dini se një parti politikë përbehet dhe ekziston nga qytetarët e taksapagues të po këtij vendi e këtij shteti.

Por, vazhdoni t’i trajtoni si armiq, besa duke i linçuar, akuzuar, kanosur, e kërcënuar në mënyra të ndryshme duke filluar kjo të bëhet nga zyrtarë të lartë të VV, e kësisoj deri tek militantët e juaj. Kjo, është e patolerueshme e pafalshme për të gjithë ne. Por, unë besoj që në mesin tuaj do ketë të tillë, që mendojnë po sikurse ne dhe këtë nuk do t’ua falin.

Andaj z. Kurti, është koha të reflektoni, të silluni me maturi e përgjegjësi, para gjithë kësaj situate të cilën e keni shkaktuar vetë.

Lironi rrugën duke kërkuar falje, dhe kësisoj do mbaheni mend, si një njeri i matur që pranon gabimet, dhe është i gatshëm të përmirësoj ato.

Ndryshe, këtu me këtë popull, siç e keni filluar, kurrë nuk do të mund t’ia dilni. Ky popull as nuk ka duruar dhe as nuk do të duroj sisteme totalitare.

Andaj z. Kurti thirrni ndërgjegjes suaj, thirrni zërit të arsyes dhe lironi rrugën, për të tjerët, sepse Kosova, nuk ka komoditetin të humbë kohë duke eksperimentuar, me teke e gjera të tilla, të kujtdo qofshin dhe as të tuajën në këtë rast.

Kosovës tani më shumë se kurrë, i duhet në qeveri me njerëz të profilizuar, në mënyrë që në radhë të parë, t’i rehabilitojë raportet me SHBA-të, kësisoj edhe me BE, pastaj të punojë në ri-mëkëmbjen e ekonomisë, tanimë të lënduara.

/autorja – ish deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherësh nënshkruese e Pavarësisë së Kosovës- tani anëtare e Kuvendit, Dega e LDK-së në Gjilan/

KOMENTE