DYLON

LDK (opozita) braktisi punimet e Kuvendit, kryesuesi jep pauzë në mungesë të kuorumit

LDK (opozita) braktisi punimet e Kuvendit, kryesuesi jep pauzë në mungesë të kuorumit
Avatar photo Redaksia

Rendi i ditës, pikat përkatëse të mëposhtme, mospajtueshmëria  mes pozitës e opozitës, për të qenë ato pjesë e rendit të ditës apo jo, ka bërë që LDK dhe parnerët e saj në opozitë, ta lëshojnë sallën e më pas në mungesë edhe të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku të jep pauzë.

Ishte shefi i Grupit të LDK-së, Avdyl Aliu i cili kërkoi që këto pika të mos jenë pjesë e kësaj seanca sepse ato nuk kanë kaluar as në komitetet përkatëse, ndërsa pozita insistojë që ato të jenë pjesë e kësaj seance për shkak të rëndësisë që e kanë. Pas votimit, ato u përfshinë në rend dite e LDK braktisi sallën, ku mbeten 17 anëtar të Kuvendit, numër i pamjaftueshëm për kuorum,  e më pas edhe nga kryesuesi u dha pauzë, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

A do të vazhdojë seanca mbetet të shihet, pasi për të pas kuorum nevojitën së paku 18 anëtarë të pranishëm, e njëra nga anëtarët e pozitës nuk ishte për momentin e pranishme në sallë. (Kuvendi ka gjithsej 25 anëtarë)

Përndryshe ja pikat e rendit të ditës që përplasen pozitë e opozitë, që quan deri në braktisje të Kuvendit nga opozita dhe mungesës së kuorumit që bëri që të ndërpritet seanca.

3. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51963 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore të një nënzonë të Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.

4. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-15787 të datës: 11.02.2021 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Blloku “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.

5. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51955 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.