DYLON

LDK: Një ditë para ditëlindjes së Rugovës do të konfirmohet fitorja e Hazirit

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të LDK-së thonë se pas fitores kolosale në zgjedhjet e 3 nëntorit, në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar zejtarët, qytetarët në disa lagje të qytetit.

Ndërsa sot, Haziri së bashku me kryesinë e partisë, ka mbajtur takime të ndara me kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, kryesitë e forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë dhe kryetarët e nëndegëve të këtyre forumeve.

EkoHigjiena

Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së  ka bërë të ditur se qëllimi i takimeve ka qenë falënderimi për punën e madhe të të gjitha strukturave të LDK-së si dhe me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.

“Të gjitha strukturat e Degës së LDK-së, u zotuan se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, duke ia kthyer Gjilanin gjilanasve”, ka bërë të ditur Bllaca. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.