DYLON

LDK: Neglizhenca që po bëhet në punimet e rrugëve Gjilan – Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj, është e papranueshme

LDK: Neglizhenca që po bëhet në punimet e rrugëve Gjilan – Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj, është e papranueshme
Avatar photo Redaksia

Shefi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdyl Aliu, dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znjsh. Gresa Avdiu, sot kanë mbajtur konferencë për medie rreth raportit financiar për 3 mujorin e parë të vitit dhe siç thanë: “për problemet e mëdha infrastrukturore në komunë, sidomos në hyrje-daljet e qytetit”.

Aliu para medieve tha se buxheti komunal nuk është realizuar as për së afërmi sa është dashur të realizohet. Vetëm 3.54% e buxhetit komunal për investime kapitale është realizuar, e Zyra e Kryetarit e cila ka planifikuar vetëm 30.5€ për investime kapitale, nuk ka arritur t’i shpenzojë as ato.

EkoHigjiena

Realizimet në drejtoritë komunale janë tejet të ulëta. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Administratës nuk kanë realizuar asnjë cent për investime kapitale në 3 mujorin e parë të vitit.

Në fund, Aliu kërkoi që të rikthehet praktika e mirë e transparencës në lidhje me shpenzimin e parasë publike, sepse deri më tani Komuna jonë është përfituese e mijërave euro grante për transparencë nga partnerët dhe donatorët e Komunës sonë.

Më tutje, për “problemet e mëdha me hyrje-daljet e qytetit”, foli këshilltarja Gresa Avdiu.

Avdiu para medieve tha se është e papranueshme neglizhenca që po u bëhet punimeve në rrugën Gjilan-Bujanoc, deri në hyrje të fshatit Përlepnicë dhe në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Livoç. Premtimi se këto projekte do të realizohen në korrikun e vitit të kaluar, mbeti vetëm fjalë, e tash pothuajse 1 vit pas nuk janë as për së afërmi përfundimet e këtyre projekteve.

Sipas saj, për 1 muaj ne fillojmë të presim bashkatdhetarët tanë që marrin rrugën për në vendlindjen e tyre, e kaosi që pritet të bëhet sidomos në rrugën Gjilan-Bujanoc për shkak se është rrugë qe lidh kufirin, do jetë i paevitueshëm.

Në emër të LDK-së, Avdiu bëri thirrje që Ministria e Infrastrukturës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit të shtrijnë autoritetin e tyre tek operatori dhe intensiteti i punimeve të rritet e këto projekte të finalizohen deri në muajin qershor.

“Për ngecjet e këtyre projekteve, sot është mbajtur edhe një protestë tek rruga Gjilan-Bujanoc, të cilën LDK e Gjilanit e ka përkrahur dhe ka qenë pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimi ne LDK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.