/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Dega në Kamenicë ka atakuar pushtetin aktual në këtë komunë për, siç thonë keqqeverisje, skandale dhe mbi të gjithë për realizim të projekteve jashtë çdo standardi duke e ilustruar këtë reagim të tyre edhe me disa foto që kanë të bëjnë me rrjetin e kanalizimit në lagjen Malësia, dëmtimin e rrugës-asfaltit…
Ja reagimi i plotë në FB, i LDK-së , Dega në Kamenicë:
“Ky mandat qeverisës në Kamenicë filloi duke i vënë flaken objektit të Komunës, po vazhdon me keq qeverisje, skandale duke u vërshuar bashkë me investimet edhe shpresën e qytetarit për përmisim të gjendjes për një jetë më të dinjitetshme dhe do të përfundoj në opozit e turpëruar!
(Foto) – Investimi i rrjetit të kanalizimit në lagjen Malësia në kulmin e dimrit shkakton vërshime, dështim të projektit dhe dëmtimin e rrugës-asfaltit. Verës po bohet nxeht, Zot fali qaq dijnë…” /2L ONLINE/