DYLON

LDK në Gjilan po i vazhdon takimet me të gjitha strukturat e saja

LDK në Gjilan po i vazhdon takimet me të gjitha strukturat e saja
Avatar photo Redaksia


Në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 17 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan po i vazhdon takimet maratonike me të gjitha strukturat.

Një takim i tillë është mbajtur sot nga kryesia e Forumit të Rinisë.

Bartësi i listës të LDK në Gjilan, Avdyl Aliu, në emër të Shtabit Zgjedhor të Degês, ka përgëzuar Forumin e Rinisë për punën, angazhimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës së 38 kandidatëve për asamble.

Gentrit Murseli, kryetar i FR të LDK në Gjilan dhe kandidat për asamble, ka konfirmuar se i kanë intensifikuar vizitat në terren dhe me ritëm edhe më të madh do të vazhdojnë me punë e angazhim maksimal deri në fitoren plebishitare më 17 tetor.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.