DYLON

LDK në Gjilan përkrahë kampanjën për pastrimin e ambientit

LDK në Gjilan përkrahë kampanjën për pastrimin e ambientit
Avatar photo Redaksia

LDK në Gjilan është në përkrahje të kampanjës për pastrimin e ambientit në komunën tonë, të paraparë nga 22 prill deri më 5 qershor të këtij viti.

“Shprehim kënaqësi për vazhdimin e traditës edhe nga qeverisja aktuale në këtë drejtim.  Jemi të vendosur që bashkërisht ta ruajmë epitetin e komunës së gjelbër dhe të pastër”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

LDK ka ftuar të gjithë qytetarët, çdo familje, shoqatat, komunitetin e biznesit dhe të gjithë ata që e duan komunën e pastër të bëhen bashkë në këtë ndërmarrje.

 “Ta shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, përveç se me pastrim edhe të mbjellin të paktën një dru, i cili do ta simbolizonte kontributin e secilit, e në të njëjtën kohë, do të ndikonte direkt në ruajtjen e ambientit”.

 “Jemi krenarë me angazhimin e Këshillave Lokale në menaxhimin e ambientit nëpër disa fshatra si, Dobërqani, Pogragja, Lladova, Zhegra dhe disa vendbanime të tjera dhe i inkurajojmë të vazhdojnë edhe më tutje”,  thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.