/2L ONLINE/ – Në përmbushje të agjendës së Degës së LDK-së në Gjilan, në takimin që u mbajt sot më 26 Nëntor 2015 me kryetarët e Nëndegëve i ftuar ishte drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korça për të raportuar për punën 9 mujore dhe planet për përmbylljen e këtij viti .
Bazuar në buxhetin e komunës për këtë vit, u tha se komuna ka realizuar një numër të konsideruar të projekteve, duke përmbushur kështu nevojat e qytetarëve, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e komunës, duke pasur parasysh të bëj një shpërndarje proporcionale të këtyre projekteve.
Drejtori Naser Korça i shoqëruar edhe nga drejtori i departamentit të Prokurimit Salih Kqiku dhe shefi i grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së z. Avdyl Aliu falënderuan kryetarët e Nëndegëve për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitin 2016 dhe 2017 ku pritet të bëhen shumë punë në infrastrukturë.
Në këtë takim u tha se pasi që tani jemi në stinën e dimrit dhe kushtet atmosferike nuk lejojnë që të punohet shumë në infrastrukturë, atëherë konsiderohet që kjo kohë është e mire të punohet në pregatitje të projekteve, në mënyrë që me fillim të pranverës të jemi të gatshëm për ekzekutim të punëve.
Në këtë kontest u kërkua nga kryetarët e Nëndegëve që ata t’i artikulojnë kërkesat dhe nevojat e komunitetit si psh. ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin, asfaltimet dhe prioritetet të tjera. Në diskutimet e tyre kryetarët e Nëndegëve, folën me admirim për projektet e kryera deri më tani si dhe vunë në pah edhe nevojat që kan për të ardhmen duke mbështetur drejtorët në fjalë, shefin e grupit të këshilltarëve dhe në veçanti kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. /2L ONLINE/