DYLON

LDK: Mobilizohet Koalicioni i Besës dhe Shpresës në Anamoravë

LDK: Mobilizohet Koalicioni i Besës dhe Shpresës në Anamoravë
Avatar photo Redaksia

Kryetarët e Degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës në Anamoravë, gjegjësisht Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë e Kllokot, të kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbledhur sot në takim pune, duke u mobilizuar kështu drejt fitores së madhe në zgjedhjet e 11 qershorit, thuhet në një komunikatë të LDK-së së Gjilanit.

Në këtë takim u koordinuan strukturat e shtabit, agjendat fillestare, duke konkretizuar edhe tubimet e para me qytetarët

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës, kanë thënë njëzëri se është koha që njerëzit ta legjitimojnë qeverinë e ardhshme për t’i ruajtur investimet e mëdha, siç është Autostrada dhe infrastruktura ndërkomunale e regjionale.

Në takimin e sotëm të regjionit, që përfshinë Karadakun, Malësinë e Gollakut, Malësinë e Zhegocit me Verbicë, e deri në Mramor, u tha poashtu se do të punojnë shtëpi për shtëpi e derë më derë për ta realizuar fitoren e madhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Njerëzit e Anamoravës janë punëtorë, të urtë dhe që gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugën e drejt në momentet vendimtare për ta. Koha për fitore. Po kthehemi”, u tha, ndër të tjera në këtë takim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.