DYLON

LDK me telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Hajrulla Pirevës

LDK me telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Hajrulla Pirevës
Avatar photo Redaksia

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Pireva, 

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrulla Pirevës, pinjoll i familjes së Bejtë Pirevës, kryengritësit më të njohur shqiptar në Anamoravë dhe udhëheqësit ushtarak në kryengritjen antikomuniste, i dekoruar me Medalje të Lirisë nga presidenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë. 

Hajrulla Pireva më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të madh për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e farefisit. 

Lamtumirë, miku im!

Lutfi Haziri, 

Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.