DYLON

LDK me kritika për qeverisjen e Gjilanit, që e quan të pakicës, mashtruese e abuzuese

LDK me kritika për qeverisjen e Gjilanit, që e quan të pakicës, mashtruese e abuzuese
Avatar photo Redaksia

“Sot filluam takimet e para për vitin 2024, së bashku me Kryesinë e Degës dhe Këshillin e Kryetarëve të Nëndegëve. Në parim miratuam planin e punës për vitin 2024, planin buxhetor dhe planin e aktiviteteve dhe angazhimeve të komisioneve si dhe opozitbërjen tonë në Kuvendin Komunal”, ka thënë kryetari i Degës së LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, LDK-ja do të jetë gjithmonë këtu për gjilanasit, qeverisja e pakicës po identifikohet me abuzim të ligjit, me kamionë të vjedhur, me shkelje të planeve rregullative e me mashtrim të madh.

EkoHigjiena

“Zotohemi se jemi këtu për të gjithë gjilanasit. Kjo qeverisje e pakicës në Gjilan po identifikohet me abuzim të ligjit, me kamionë të vjedhur e shkelje të planeve rregullative, me mashtrim të madh. Nga mashtrimi i madh vjen dëshpërimi i madh. Ne jemi shpresa gjithmonë. Edhe në vitin 2000 edhe në vitin 2013, ishim ata që rikthyem besimin. Do të mbesim gjithmonë parti e besës dhe shpresës”, ka thënë Haziri.

Ai bëri me dije se më 21 janar, gjithashtu, shënohet edhe dita e ndarjes nga jeta fizikisht të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. 

“Ai për trashëgimi la familjen e tij biologjike në Xërxë, Istog e Prishtinë. Për familje politike këtij vendi ia la Lidhjen Demokratike të Kosovës, e popullit të Kosovës ia la trashëgiminë më të madhe, Republikën e Kosovës, duke e bërë popullin e Kosovës të barabartë në botë me popujt e tjerë”, ka thënë Lutfi Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.