DYLON

LDK: Mbrojmë të drejtën e maturantëve, jo interesin e votës

LDK: Mbrojmë të drejtën e maturantëve, jo interesin e votës
Avatar photo Redaksia

“Më 3 shkurt 2024, i kishim reaguar kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, lidhur me ndalimin e ekskursioneve për maturantët, duke theksuar se Udhëzimi Administrativ ua lejon atyre këtë të drejtë. E cilësuam vendimin e tij si politikë populiste që nuk do t’ia falin maturantët, dhe për këtë e kemi quajtur një kryetar injorant.

Sot, me nënshkrimin e kontratës për ekskursione për këtë vit, ai vetëm sa po shfaq frikën nga humbja e pushtetit në tetor të këtij viti. I gjendur nën presionin e situatës së pafavorshme dhe përballë vendosmërisë e propozimit të LDK-së në Kuvendin Komunal për subvencionimin e maturantëve, ai jo vetëm që i ka lejuar ekskursionet, por tani edhe po i subvencionon. Kjo e dëshmon karakterin e tij oportunist dhe hipokrit”, thuhet në një reagim të Komisionit për Arsim  të LDK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë:

/Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan/

LDK mbron të drejtën e maturantëve, jo interesin e votës

Më 3 shkurt 2024, i kishim reaguar kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, lidhur me ndalimin e ekskursioneve për maturantët, duke theksuar se Udhëzimi Administrativ ua lejon atyre këtë të drejtë. E cilësuam vendimin e tij si politikë populiste që nuk do t’ia falin maturantët, dhe për këtë e kemi quajtur një kryetar injorant.

Sot, me nënshkrimin e kontratës për ekskursione për këtë vit, ai vetëm sa po shfaq frikën nga humbja e pushtetit në tetor të këtij viti. I gjendur nën presionin e situatës së pafavorshme dhe përballë vendosmërisë e propozimit të LDK-së në Kuvendin Komunal për subvencionimin e maturantëve, ai jo vetëm që i ka lejuar ekskursionet, por tani edhe po i subvencionon. Kjo e dëshmon karakterin e tij oportunist dhe hipokrit.

LDK i rikujton z. Hyseni se asnjë lloj subvencionimi nuk e shpëton nga humbja në tetor. Maturantët ne do t’i trajtojmë gjithmonë duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet në fuqi, të cilat janë të favorshme për ta, vetëm se kërkohet vullnet për t’i zbatuar në çdo kohë, jo vetëm kur kërkohen votat.

Maturantëve dhe qytetarëve të Gjilanit u garantojmë se kujdesi që kemi treguar në Kuvendin Komunal përmes këshilltarëve tanë, si për maturantët, ashtu edhe për fëmijët e nivelit parashkollor, do të vazhdojë edhe më fuqishëm dhe me shtrirje edhe në nivele të tjera arsimore. /2LONLINE/