LDK, mbledhë strukturat e partisë në Gjilan

LDK, mbledhë strukturat e partisë në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan nën udhëheqjen e Kryetarit Lutfi Haziri, ka mbledhur sot strukturat e saja për të diskutuar lidhur me situatën në të cilën po kalon vendi.

Haziri, ka njoftuar strukturat me situatën e përgjithëshme në vend ndërsa përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së, janë interesuar veçmas lidhur me raportet e vendit tonë me Shtetet e Bahkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike, ku këto ditë është raportuar për përkeqësim të miqësive tradicionale, andaj është bërë thirrje institucioneve qëndrore të vendit që të kenë kujdes dhe mos të dëmtojnë këto miqësi të cilat falë politikes paqësore të Presidentit Rugova dhe sakrifices së popullit janë krijuar me shumë mund.

Haziri, duke folur lidhur me ngjarjet tjera i ka siguruar ata se LDK do jetë gardian i ruajtjes së miqësisë me vendet aleate dhe ka njoftuar strukturat se në kuadër të kalendarit të aktiviteteve këtë të premte dega e LDK-së, në Gjilan, shënon 29 vjetorin e themelimit, duke uruar që përvjetorët tjerë Kosovën ta gjejnë më të avansuar politikisht dhe me zhvillim të duhur ekonomik.

Përkrahje e plotë i është dhënë Kryetarit Haziri për qeverisjen e mire si dhe mbështetje në realizimin e projekteve kapitale për Gjilanin.

KOMENTE