DYLON

LDK: Lutfi Haziri vazhdon të marrë përkrahje përtej LDK-së nga banorët e një lagjeje

LDK: Lutfi Haziri vazhdon të marrë përkrahje përtej LDK-së nga banorët e një lagjeje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të marrë përkrahje edhe përtej LDK-së, për zgjedhjet e 14 nëntorit, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.

Në emër të banorëve ka folur koordinatori i kësaj lagjeje, Ragmi Zenuni, i cili konfirmoi mbështetjen e fuqishme për kryetarin Haziri, për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanin.

EkoHigjiena

Kurse, kryetari Haziri ka thënë se kjo mbështetje përtej partiake i bën nder.

“Mbështetja përtej LDK-së që po e marrë çdo ditë, sikur sonte këtu, më bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë, për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanin. Faleminderit shumë. Besimin tuaj, do ta ruaj si shumë të rëndësishëm, i cili më obligon që të punojë edhe më shumë!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë, kryetari Haziri gjatë ditës ka vizituar edhe kompaninë “Durrësi” Sh. P. K., ku është pritur nga pronari, Mexhit Osmani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.