DYLON

LDK: Luta në tubimin e mbi 1 mijë grave: Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit!

LDK: Luta në tubimin e mbi 1 mijë grave: Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit!
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën organizimin e dy kandidateve për deputete në Kuvendin e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi e Lirije Kajtazi, ka shtruar iftar për më shumë se 1 mijë gra gjilanase.

E në këso raste, i pari i LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, nuk ka se si të mos emocionohet.

“Kështu organizohet Gjilani. Fuqia e LDK’së në Gjilan janë padiskutim gratë dhe rinia. Kjo mbështetje masovike më bënë krenar dhe pas asnjë dilemë mund të them se këtu u përcaktua fituesi. Nuk ka selam më të mirë se ky për ata që rrëzojnë qeveri sa herë t’dojnë. Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit”, tha Haziri.

EkoHigjiena

“Gjilani dhe Anamorava janë unike e të bashkuara në mbështetje të koalicionit të LDK. Shpresa që bashkon të gjithë për ndryshimin e madh”, shtoi ai.

E nga ana e saj, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidate për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi, është shprehur falënderuese për mbështetjen kaq masive të grave të Gjilanit.

“Gratë gjithmonë kanë qenë promotor i proceseve të rëndësishme në të gjitha fazat. Edhe sonte, gratë e Gjilanit po e dëshmojnë mbështetjen masovike. Vërtetë jam shumë e emocionuar dhe çdo fjalë është e tepërt. Urime fitoren LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.

Tubimin e sontëm e ka përshëndetur edhe kandidatja tjetër për deputete, njëherit kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, Lirije Kajtazi, e cila tha se gjithmonë gratë e Gjilanit kanë guxuar dhe kanë qenë vendimtare në fitoren e LDK-së.

“Kjo është dëshmia më e mirë se sa unike është LDK’ja në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Kjo është garanca më e mirë për fitoren e madhe më 11 qershor”, u shprej Kajtazi.

 

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.