DYLON

LDK: Llashtica, asnjë votë jabangjinjëve!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me një minutë heshtje për humbjen e dy aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar tubimi të cilin e kanë organizuar banorët e Llashticës dhe Myqibabës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë pritur sot kryetarin e Lidhjes Demokarike të Kosovës në Gjilan, njeherit kryetar i Komunës Lutfi Haziri së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal znj.Valentina Bunjaku Rexhepi dhe pesë kandidatët e kësaj ane të propozuar për Kuvendin e Republikes së Kosovës.

Mbështetësit e shumtë të këtyre fshatrave thanë njëzëri se do t’i lënë pa asnjë votë jabangjinjtë që e sakatuan Kosovën.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij, kryetari Lutfi Haziri mes tjerash ka theksuar që vetëm të bashkuar, sic ka qenë cdoherë Llashtica, e të rreshtuar në Lidhjen Demokatrike të Kosovës, mund ta dërgojmë këtë qeverisje të keqe në opozitë.

Ndërsa, tha se lista e fitores është lista e LDK-së në krye me Isa Mustafën dhe kandidatët nga Gjilani janë më të mirët, janë profesionistë, bashkëudhëtar që nga themelimi, të ndershëm, njerëz që e ruajnë kuletën e popullit.

Nga ana e tyre, kandidatët e LDK-së nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, para qindra të pranishmëve kërkuan votën për ndryshimin e madh, për kthesën e madhe historike, për një demokraci, për një shtet ligjorë, ku do të respektohen të drejtat e njeriut si dhe për lulëzimin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, rinisë e sportit.

/ e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.