DYLON

LDK: Livoçi i Epërm e Livoçi i Ulët falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare

LDK: Livoçi i Epërm e Livoçi i Ulët falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me takimet mobilizuese në terren me strukturat e saj. Kësaj radhe strukturat e Livoçit të Epërm, Blinajes, Livoçit të Epërm dhe Lagja e Jabuqve, i kanë bërë ‘konak’ kreut të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherit kandidat për kryetar për zgjedhjet e 22 tetorit, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Strukturat e nëndegëve të këtyre fshatrave kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Haziri, për të cilin tha se i ka mbajtur premtimet në realizimin e projekteve komunitare.

“Projektet e mëdha që janë realizuar në këtë mandat, kryesisht në infrastrukturë, janë më të mëdha se krejta qeveritë tjera të pasluftës”, thanë njëzëri strukturat e partisë së këtyre fshatrave, thuhet tutje në komunikatë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri uroi që procesi zgjedhor shkoj mirë dhe qetë, duke shtuar se qëllimi është rritja e votës dhe mbështetjes qytetare krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Haziri në fund ka lavdëruar listën e kandidatëve të LDK’së për asamble komunale, duke thënë se LDK e Gjilanit ka një listë kredibile dhe larg më të mirë se partitë tjera.

“Bashkë do të dalim faqebardhë dhe do t’i vazhdojmë punët e hajrit në përfundimin e katërshes së madhe infrastrukturore, subvencionet në bujqësi me anë të të cilave e kemi forcuar familjen, sikur edhe investimet në sektorët tjerë. Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur”, tha Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.