• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

LDK: Kryeministri i Kosovës erdhi në Gjilan për punë koti!

Redaksia 2LONLINE 12 Dhjetor, 2022 4 min
 LDK: Kryeministri i Kosovës erdhi në Gjilan për punë koti!

“Kryeministri aktual para disa ditësh nga Brukseli deklaronte se ‘nuk jam për çështje teknike, por për çështje madhore’. Por, po dëshmohet vazhdimisht se ky është për punë koti”, thotë Burim Berisha, ish-këshilltar Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, në reagimin e tij që e përcjellë Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.

Berisha shton se më 09.12.2022 kryeministri kishte kohë për kyçje online nga Vjena, në debatin për “buxhetin” e komunës së Gjilanit, i cili është buxhet komunal i garantuar me ligje dhe i votuar e miratuar me 30.09.2022 në Kuvendin Komunal, në seancën e jashtëzakonshme.

Dhe përsëri dje më 11.12.2022 (pas 2 ditësh), kryeministri erdhi në Gjilan, për të mbajtur ligjërata koti, për ‘punën’ një vjeçare të Komunës së Gjilanit, e jo për të qëndruar në Mitrovicën e Veriut me djemtë e vajzat më të mirë të Gjilanit dhe gjithë Kosovës, që janë atje në çdo moment të kërcënuar dhe rrezikuar nga grupet kriminale dhe terroriste, vetëm e vetëm për t’i mbuluar dështimet e kryeministrit me “teneqe”, zgjedhje e shumë çështje tjera.

“Kryeministër, mos harro se Policia nuk janë ‘Majmuna, që nuk shkoni në veri’, siç u thoshe sa ishe në opozitë. Ata ishin dje dhe janë sot përsëri atje, dhe sa bën vizita koti, shko e qëndro tani atje me ta, e jo nesër në spitale apo….., ose kthej në familjet dhe fëmijët e tyre.

Kryeministër, nuk jeni serioz, ju dje ishit në ora 13:00 në takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 16:00 në kampin Belvedere në Mitrovicën Jugore, e në mbrëmje në Gjilan për çështje shumë koti, për 3 projektet më të mëdha në qytet: Flamurin gjigant te rrethi, murin kinez dhe shqiponjën e zezë.

Ju tani po veproni sikur të jetë gjendja normale dhe jo e jashtëzakonshme, ku sipas gjendjes dhe fjalëve tuaja Serbia po kërcënon me përsëritje të luftës, ndërsa duhej të ishe në Shqipëri në takime të jashtëzakonshme me shtetin shqiptar, e jo në Gjilan për punë koti”, thotë Berisha i LDK-së.

Sipas tij, Kryetari i Komunës e ka për obligim ligjor që raportin e punës për çdo 6 muaj dhe 1 vit ta shpalos dhe të raportojë, vetëm para Kuvendit Komunal dhe qytetarëve të Gjilanit të cilët e kanë votuar dhe zgjedhur.

Berisha thotë se Kryetari i Komunës nuk ka nevojë për bedel apo moderator të takimit me qytetarë sepse, shtrohet pyetja, a do të keni kohë që në 34 Komuna tjera të jeni prezent në raportin punës së tyre?!.

“Kryeministër, nëse nuk e keni ditur, Kuvendi Komunal i Gjilanit nga muaji mars 2022 nuk funksionon dhe kjo tregon se nuk ka pasur vendime, veprime dhe të mira tjera për qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2022. Vendimin më të mirë të cilin munda ta bëni sot ju dy së bashku, është që sallën e Kuvendit Komunal t’ia dhuroni ndonjë OJQ-je, Ansamblit të Valleve apo ta shndërroni në Galeri të Arteve…”, thotë Burim Berisha, ish-këshilltar Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, në reagimin e tij që e përcjellë Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan. /2LONLINE/

Etiketa:Burim Berisha Gjilan Komuna Kosova kryeminsitri kurti Kuvnedi LDK politika rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com