• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

LDK: Komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet në gjumë, kanë stagnuar të gjitha projektet zhvillimore  

Redaksia 2LONLINE 16 Korrik, 2022 3 min
 LDK: Komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet në gjumë, kanë stagnuar të gjitha projektet zhvillimore  

Sot, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Lokal dhe Agrikulturë, i LDK-së së Gjilanit, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e këtij subjketi politik.

Para qytetarëve të Komunës së Gjilanit, kryetari i Komisionit, Fidan Qerimi, ka ngritur shqetësimet e LDK-së për ngecjet e radhës në projektet e nisura dhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar. 

“Klubet tona gjilanase, përkundër sukseseve të treguara në garat vendore dhe ndërkombëtare, nuk kanë shpresë se së shpejti do të luajnë në stadiumin e qytetit tonë. Qeverisja lokale dhe pushteti qëndror, përkatësisht Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport,  nuk e kanë aspak prioritet vazhdimin e punimeve në këtë stadium për të cilin është premtuar se do jetë i përfunduar në fund të këtij viti”, ka thënë Qerimi.

Sipas tij, rruga për Bresalc që është rrugë lidhëse me Prishtinën, rruga për Bujanoc dhe rruga për Ferizaj kanë stagnuar me këtë qeverisje dhe nuk dihet kur pritet të përfundojnë. Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, partitë në pushtet janë zotuar se pjesa e parë e rrugës Gjilan- Bujanoc, përkatësisht nga rrethi tek Interex deri tek udhëkryqi i Shillovës do të përfundojë me datën 10 korrik 2022, por siç jemi dëshmitarë të gjithë, punimet në atë zonë nuk janë afër përfundimit dhe kjo po paraqet vështirësi të mëdha qarkullimi për qytetarët tanë dhe bashkëatdhetarët.

“Edhe sot, si çdo javë, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës dhe ekzekutivit komunal që t’i vazhdojnë punët që ua kemi lënë në tavolinë dhe të përmbushin premtimet e tyre elektorale.  Ne, si Lidhje Demokratike e Kosovës premtojmë se në këto kohë të vështira për secilin qytetar, me këto ngritje enorme të çmimeve, do qëndrojmë pranë qytetarëve tanë dhe bizneseve për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’i adresuar ato”, ka thënë Fidan Qerimi i LDK-së. /2LONLINE/ 

Etiketa:Fidan Qerimi Gjilan Komuna LDK politika
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?

1 Prill, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba trafiku

31 Mars, 2023

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Po mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

31 Mars, 2023

Kryetari Alban Hyseni raporton në Kuvend për qeverisjen njëvjeçare

30 Mars, 2023

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale

30 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com