DYLON

LDK: Jo me PDK-në!

Avatar photo Redaksia

Zyrtarë të lartë të LDK-së i thonë jo ofertës së Kadri Veselit për koalicion me PDK-në. Ndërsa, në AAK për ish-shefin e SHIK-ut thonë se është “axhami” në politikë.

Partia e Isa Mustafës i ka thënë “Jo” koalicionit eventual me partinë e kryeministrit Thaçi. ”Vardisja” e zëvendëskryetarit të parë të PDK-së, Kadri Veselit, se është në favor të një partneriteti me LDK-në, por jo edhe me partinë e Ramush Haradinajt, ka marrë përgjigje negative nga LDK-ja.

EkoHigjiena

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, është kundër një partneriteti në të ardhmen me partinë e Hashim Thaçit, “Kryesia s’ka qëndrim të tillë dhe asnjëherë nuk është diskutuar rreth mundësisë për një koalicion eventual me PDK-në. Pra, është herët të flitet për koalicione, kur dihet se zgjedhjet nacionale do të mbahen diku në shtatorin e vitit që vjen”, ka pohuar Rugova.

Sipas tij, LDK nuk bënë koalicion me PDK,pasi që aktualisht janë parti të barabarta për nga numri i votave. “Thjeshtë koalicionet në mes dy partive më të madha politike nuk kanë sjellë rezultatet të mira asnjëherë. Prandaj, edhe i them “Jo” një koalicioni të tillë eventual”, ka thënë Rugova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.