DYLON

LDK-ja zyrtarizon koalicionin edhe me PD-në

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Po vazhdojnë marrëveshjet e bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partive të tjera në Gjilan dhe se sipas zyrtarëve të LDK-së, kësaj radhe LDK  ka bërë marrëveshje koalicioni me Partinë e Drejtësisë (PD), e cila është nënshkruar nga Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Selvete Shurdhani kryetare e Degës së PD-së në Gjilan.

Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së, ka  bërë të ditur se marrëveshja mes LDK-së dhe PD-së lidhet me qëllim të funksionalizimit të plotë të institucioneve komunale si dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për procesin vendimmarrës, e cila kontribuon në ofrimin më cilësor të shërbimeve komunale.

EkoHigjiena

Nga kjo marrëveshje, Partia e Drejtësisë është përgjegjëse për drejtimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të cilën do ta udhëheq Labinotë Demi –Murtezi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.