DYLON

LDK-ja në qeverisje, sa për sy e faqe !

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

/2L ONLINE/ – Viteve të fundit jam munduar të gjejë arsyen dhe të formuloj konstatimin e mbetjës nën robëri të gjatë të shqiptarëve, të njërit prej popujve më të vjetër jo vetëm në gadishullin ballkanik por në mbarë Europën!

EkoHigjiena

Po të mos ishte lufta e fundit, akoma njerëzit do të besonin në “fitoret” e mëdha gjatë historisë, për bëtejat e “lavdishme”, heroizmin e “paparë” të Boro e Ramizit, për bashkim vllazërimin, realizmin socialist,etj.

Historianët atdhetar, pënat e ndritura të kombit që provuan të shkruajnë historinë e vërtetë të popullit të tyre, u anatemuan, u ndjekën dhe përndjekën nga regjimet pushtuese dhe ato antipopullore shqiptare, duke i zavëndësuar ata me antivlera.

Ndarjet e shqiptarëve filluan që nga kohërat e lashta; në principata, fise (bajraqe), rajone (vilajete), religjione (ideologji fetare) e deri të ndarjet e fundit partiake dhe klanore.
Tëndenca e vazhdueshme e shqiptarëve për marrjën e “bajrakut”, ka bërë që shqiptarët të rrëshqasin shpesh nga interesi i përbashkët kombëtar në egon për pushtet dhe mirëqenje personale. Gjë e cila ka ndikuar në ngecjën (mbetjën mbrapa pas të tjerëve) dhe shpesh edhe në humbjën e rrugës fare.

Lufta e fundit për çlirimin e Kosovës edhe njëherë i vëri në pahë dobësitë tona kombëtare! Vrapimi pas marrjës së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës!
E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent !

Injorimi i betejave të lavdishme (Koshare, Logjë,…etj) të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të huimbura, ka quar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!

Shpirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet dhe pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Ketë që thëmë e vërteton në mënyrën më të sinqertë realiteti i krijuar 16 vite pas çlirimit të Kosovës.

Pushtetarët milionera qëndrojnë përballë një popullate të pashpresë për ardhmëri, të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave.
Pasurimi i paligjëshëm i një kaste politike filloj përmes “patriotizmit” folklorik, që nga rënja heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij në fillim marsin e viti 1998-të.

Ishin këngët patriotike, përmes të cilave “patriotët” ngacmuan ndjenjat e qindramijëra bashkatdhetarëve, të cilët dhanë gjithë çka patën për lirinë e Kosovës, sa të tjerë shkuan për të luftuar, lanë gjymtyrët e trupit, derdhën gjakun, dhanë më të shtrenjëtën-jetën e tyre.

Nga kjo gadishmëri e bashkatdhetarëve, përfituan disa nga “patriotët” e mbështjellur nën petkun e çlirimtarëve,…të cilët, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit të tyre për t’u pasuruar mbi djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjën e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi më mbushjën e xhepave të komandantëve dhe emisarëve politik të luftës.

Pritjet e mëdha të qytetarëve të Kosovës nga pavarësia e17 shkurtit, u kthyen në një zhgënjim dhe thyerje të madhe shpirtërore.
Milionerët e pasluftës të maskuar nën petkun e “çlirimtarit”, janë shëndrruar në “figura” vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit të tyre.

Mendjet e mprehta kombëtare sikur i vrejnë më herët ngjarjet që do rrjedhin më pas. Poeti ynë i madhë Ali Podrimja në vargjet e poezisë “Kosova është gjaku im që nuk falet”, kishte paralajmëruar për kohën e mbrapsht të faljës së gjakut të derdhur për liri
(negociatat,demarkacioni,…)!

Janë figurat “patriotike” të krijuara nga patriotizmi folklorik i spoteve televizive të disa këngëtarëve, që (me) padashjën e tyre janë shëndrruar në tjetërsues të historisë së popullit të tyre.
Përderisa kënga “Erdhi dita e pavarësisë” u bë himn i të gjithë të pasuruarve nga aferat korruptive, autori i saj Ilir Shaqiri u shpërbly më postin e drejtorit në televizionin publik (politik) të RTK-së,…16 vjet pas lufte i erdhi radha edhe djalit të tij, Korabit të shpërblehet me prezencën e “Gardës” së FSK-së në ditën e martesë së tij !

Garda e nderit që refuzoi me përbuzje t’i bëjë nderime arkitetktit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova në janarin e 2006-s, tani për ta poshëtruar deri në fund shtetin e Kosovës, kjo “Gardë nderi” merr pjesë për ta nderuar një “yll” të estradës në ditën e martesës!

Kjo përveqse shprehje e primitivizmit, është formë flagrante e kapjes së institucioneve të shtetit…nivel i ulët i qeverisjes, mjerim për shtetin dhe degradim i skajshem i FSK-së.

Heshtja e ministrit dhe zv. ministrit të FSK-së nga ana e LDK-së ndaj skandalit të “Gardës” shtetërore e dëshmon më së miri mjerimin dhe paaftësinë e kësaj partie në qeverisjen e vendit.

E futur nën kthetrat e PDK-së, LDK-ja jo vetëm që është duke u treguar e pafuqishme, e pa vlerë dhe e panderë në qeverisjen e vendit, dita-ditës është duke u shëndrruar në patericë të PDK-së,…ku lideri dhe ministrat e saj sherbejnë në qeveri “sa për sy e faqe” siq thotë populli, shërbejnë si dekor në qeverisjen e Hashim Thaçit,…pasi vendimet e “kryeministrit” kukull dhe ministrave të LDK-së janë aq të pa vlerë dhe të padenjë, saqë shpesh u ngjajnë fluskave të sapunit!

Injorimi dhe mospërfshirja në listat e veteranëve të luftëtarëve dhe komandantëve të betejave më të lavdishme të luftës çlirimtare është mjerim dhe paaftësi e lidershipit të LDK-së në bashkqeverisjen e tanishme.

Organizimi i fundit i Akdemisë Përkujtimore në 17 vjetorin e rënjës së Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit dhe derdhja e “lotëve të krokodilit” nga ana e liderit të LDK-së, pa bërë asgjë në zbardhjen e autorëve të vrasjes dhe të mospërfshirjes së tij në listën e veteranëve të luftës çlirimtare, është më tepër se lojë e dyfisht, është dyftyrësi politike dhe abuzim i skajshëm me figurën madhore të kolonel Ahmet Krasniqit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.