DYLON

LDK-ja në Gjilan ka funksionalizuar 41 nën-shtabet zgjedhore, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit

LDK-ja në Gjilan ka funksionalizuar 41 nën-shtabet zgjedhore, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan, ka funksionalizuar 41 nën-shtabet zgjedhore, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nga takimet e terrenit të cilat janë zhvilluar ditëve të fundit, është konfirmuar se mijëra veprimtarë e aktivistë të LDK-së po punojnë vazhdimisht në terren, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri, më 17 tetor”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Shtabi i LDK’së në Gjilan, të cilin i prin Arbër Ismajli, përgëzon nëndegët dhe forumet partiake për mobilizimin dhe angazhimin, siç thotë ai,  si asnjëherë më parë ndaj kryetarit Haziri dhe listës fituese e cila përbëhet nga 38 kandidatë për asamble, të cilët janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.