LDK-ja kështjellë që nuk mposhtet as nga jashtë e as nga brenda!

LDK-ja kështjellë që nuk mposhtet as nga jashtë e as nga brenda!

Se zhvillimet politike në vend, kanë shqetësuar e trazuar pothuajse çdo qytetarë në çdo cep të Kosovës, kjo s’do mend. Se politika është çoroditur nga disa figura politike të papërgjegjshme në raport me kohën dhe situatën në të cilën gjendet Kosova dhe i gjithë globi, as kjo s’do mend.

Shkruan: Drita MALIQI

Por nuk është edhe se më kanë befasuar disa nga këto figura, për papjekurinë politike dhe papërgjegjshmërinë e tyre, sepse fundja nuk e ndjejnë shtetin, madje duke mohuar çdo gjë të arrirë në këtë shtet!

Por më dhemb fakti, kur shohë njerëz nga LDK-ja në përkrahje të një ideologjie të tillë (ideologjia Kurti). Më habit fakti, se si ka mundësi që këta njerëz me më se 20 vite përvojë në shtëinë e madhe politike të quajtur LDK, dhe kurrë nuk kanë arrite ta kuptojnë, konceptin, ideologjinë, orientimet politike të LDK-së të cilat i trashëguam nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Dhe jashtë këtyre koncepteve e parimeve, kushdo që ka tentuar e tenton t’i devijojë, në diçka tjetër, koha e ka dëshmuar ndër vite, e do ta dëshmojë se ata ishin dhe do të jenë në rrugën e gabuar.

Është tmerrësisht gabim, të thirresh se buron nga ideologjia rugoviane dhe në anën tjetër, të kryesh veprime të ngjashme ose të tilla që shkojnë në dobi e i shërbejnë ideologjie tjera e shkojnë në një vijë ideologjike me parti tjera, bile edhe të atillëve që kanë të vetmin qëllim, ta çrrënjosin ideologjinë rugoviane.

Disa brenda LDK-së duhet të kthjellën dhe ti thonë vetës mjaftë. sepse kushdo që tenton të ndryshojë konceptin e LDK-së, ta përqajë atë nga brenda, nuk do të mundet. Njëherë kemi gabuar kur kemi lejuar një gjë të tillë, por më nuk do të lejojmë, për asnjë çmim. Askush, dhe, sot as ju Vjosë, nuk do të mundeni ta vidhni, përvetësoni e të sundoni LDK-në. E qe besa as edhe Isa Mustafa, sepse LDK-ja lindi dhe buron nga populli dhe ende ka gjallë gardianët e saj, që ta mbrojnë. Andaj thirrni mendjes, lejëni inatet anash, bëhuni bashkë, shembull dhe model se si duhet frymuar LDK-ja edhe më tutje.

I nderuari kryetar i partisë, z.Mustafa dhe e nderuara Kryetare e Kuvendit, znj.Osmani, nëse veç keni harruar dhe jeni ekzaltuar nga pozitat, ju ftojë në Gjilan dhe mësohuni se si pozitat nuk janë vetëm privilegje, por mbi të gjitha janë përgjegjësi dhe si të tillë, duhet të silleni me maturi dhe përgjegjësi.

Është fakt se LDK-ja është shtëpi, prej nga ku buron demokracia, toleranca, mendimi i lirë, mendimi ndryshe, por edhe më mirë, duhet ditur, se mbi të gjitha LDK-ja përbehet nga parimet, të cilat kanë vetëm një qëllim. Ashtu sikurse ka patur formimin e shteti, tani ka parim ruajtjen e tij dhe miqësitë e përhershme me aleatët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të dhe aspirimin e popullit drejtë vlerave euro-atlantike.

Dhe, sot dhe kurdoherë, kushdo që për interesa karrieriste tenton të devijojë këto parime, të tillët duhet mirë të mendojnë, pasi që LDK, nuk do të lejojë të gabohet në këtë drejtim dhe mbi të gjitha nuk falë.

Edhe diçka tjetër!

Mjaftë më duke e nda LDK-në, në breza… “Brezi i Republikës!”…

Çfarë ju duket pra: ”Brezi i Pavarësisë?!” Ku janë sipas jush?! A kujtoni se mundeni me i shkel? Jo, ende jemi gjallë e të fortë.

Keni harruar kur vepronim në kohërat më të vështira, kur dinim se po dilnim nga shtëpia, por jo dhe a do të kthehemi nga breshëritë e plumbave të armikut…

Ngadalë se dikush bëri të pamundurën qe sot ju ta trashëgoni e ta gëzoni, të gatshme! Andaj kërkohet që me shumë kujdes të hidhni hapat para dhe jo duke shkelur mbi ideologjinë dhe anëtarësinë.

Për fund…

LDK është trashëgimia më e vlefshme që Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova i la Kosovës dhe popullit të saj. Trashëgimi të cilën duhet ta ruajmë me dashuri, përkushtim e fanatizëm. Dhe, kurrë mos e harroni të vërtetën e madhe! Pa u bërë bashkë përvoja e të moshuarve (dija) dhe fuqia e të rinjve – kurrë ai vend përparim nuk do të ketë.

Dija e fituar nga përvoja e jetës e bashkuar me fuqinë e rinisë- kjo bënë mrekullinë dhe ndërton kombin e shtetin me prestigjin më të lartë, që të gjithë pastaj do t’ia kenë lakmi.

/autorja – ish deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherësh nënshkruese e Pavarësisë së Kosovës- tani anëtare e Kuvendit, Dega e LDK-së në Gjilan/

KOMENTE