LDK-ja e Malishevës: Luta e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

LDK-ja e Malishevës: Luta e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

“Pritje e jashtëzakonshme i kanë bërë sot Lutfi Hazirit strukturat e LDK’së në Malishevë të Ulët, Malishevë të Epërme, Capar dhe Uglar, ku i pari i Degës dhe Komunës i ka marrë qëndrimet e tyre për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kryetari i nëndegës së LDK’së në Malishevë të Ulët, Rashit Sahiti, theksoi se kryetari Haziri e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

“Komuna është shëndrruar në kantier pune. Qe katër vite po punohet natë e ditë për mirëqenien e qytetarëve. Ne jemi falënderues për investimet e mëdha në fshatrat tona, në infrastrukturë, bujqësi, në ambullanta e në shkolla. E rëndësishme është Luta e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit”, tha ai.

Pasi i falënderoi për mbështetjen strukturat e LDK’së në këto fshatra, kryetari Lutfi Haziri ka konfirmuar se investimet në këtë pjesë do të vazhdojnë sipas kërkesave të qytetarëve.

“Kemi punuar jashtëzakonisht shumë në këto fshatra dhe do t’i vazhdojmë edhe projektet tjera. Për shembull, Uglari do të lidhet me pjesën e “Zabelit” me ndërtimin e rrugës. Ka edhe shumë punë tjera, por në këtë fazë ne po i marrim propozimet e fshatrave dhe lagjeve për t’i ikoroporuar në programin qeverisës. Do t’i vazhdojmë investimet ne infrastrukturë, në arsim, shëndetësi dhe subvencionet në bujqësi”, shtoi Haziri.

“Do të zgjerohet ky angazhim i yni dhe kemi me rritë dukshëm edhe mbështetjen dhe rezultatin zgjedhor. Nuk do të ndalemi, por do të vazhdojmë me takime shtëpi për shtëpi e derë më derë”, tha kryetari Haziri.

Të pranishmit e shumtë theksuan po punojnë natë e ditë në mbështje të plotë për vizionin e Lutfi Hazirit dhe ekipit të tij, përderisa theksuan se LDK i respekton kundërkandidatët, por nuk ua falë asnjë votë.

“Dallimi i vizionit të LDK’së me të tjerët është si nata me ditën”, thanë ata.

KOMENTE