DYLON

LDK-ja e Kamenicës ia përkujton kohën e komunzimit Jakup Krasniqit

Avatar photo Redaksia

Ish kryeparlamentari dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar lajmin që ka të bëjë me atë se LDK-ja, Dega në Kamenicë ka dënuar dhunën në Kuvendin e Kosovës dhe i ka dhënë përkrahje kryeminsitrit Isa Mustafa

Shih shkrimin: “LDK e Kamenicës në mbështetje të kryeminsitrit Mustafa

EkoHigjiena

Ja tani postimi i plotë i Krasniqit në profiling e tij në FB.

“LDK e Kamenicës në përkrahje të Isa Mustafës”.

Çka ju kujton kjo që po shkruajnë mediet sot?

Mbase ua kujton Organizatat e LKJ-së që mbshtetnin Sekretarët e Komiteteve të Republikave e Krahinave Socialiste?! Kur e luftonin nacionalizmin shqiptar në vitet e tetëdhjeta?!

Në fakt, a e dinë ata tamam pse e mbshtesin? A e dinë përmbajtjen e Marrëveshjeve te 25/26 gushtit 2015?

Unë do të dëshiroja që ata mos ta dinin përmbajtjen e tyre. Përndryshe te gjithve duhet të na vjenë keq, madje shumë keq për vebërinë politike të njeriut tonë.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.