DYLON

LDK-ja e Gjilanit zyrtarizon kandidaturën për kryetar komune, Arbër Ismajli do të synojë postin e të parit të Gjilanit

LDK-ja e Gjilanit zyrtarizon kandidaturën për kryetar komune, Arbër Ismajli do të synojë postin e të parit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, ka zyrtarizuar sot kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në tetor të këtij viti, e ai është Arbër Ismajli, nënkryetar  i LDK-së së Gjilanit, i cili ka marr besimin e subjektit të tij për të qenë kandidaturë për kreun e Komunës së Gjilanit.

Në një konferencë për media, zyrtarizimin e tij, e ka bërë vet, i pari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, Arbër Ismajli ka qenë nënkryetar i Komunës së Gjilanit, në mandatin e kaluar kur Gjilani udhëhiqej nga LDK-ja dhe ka një kohë të gjatë që është përfolur se ai do të sfidojë kandidaturat tjera për të parin e Gjilanit, e sot edhe zyrtarisht ai mori bekimin e subjektit të tij, për t’i hyrë kësaj gare, në kohën kur zgjedhjet do të shpallen, e që sipas kalendarit, pritet të jetë tetori i këtij viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.