DYLON

LDK -ja e Gjilanit mobilizon strukturat për garën e balotazhit

LDK -ja e Gjilanit mobilizon strukturat për garën e balotazhit
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Gjilan ka ftuar për të premten një takim të përbashkët të strukturave të LDK-së, me qëllim të mobilizimit të plotë  për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit.

Siç, dihet  tani më, Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit do të ballafaqohet në balotazh, me Alban Hysenin, kryetarin aktual të Gjilanit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

EkoHigjiena

Arbër Ismajli i ka ftuar edhe qytetarët që nesër, më 31 tetor (e premte), në ora 17:00, në Teatrin e Qytetit, të bashkohen, siç ka thënë ai, në takimin e madh mobilizues të familjes sonë politike.

“Ky takim është momenti i bashkimit, i vullnetit dhe i besimit tonë për fitoren e madhe të 9 nëntorit! Fitoren që do ta bëjmë bashkë, për Gjilanin e ri që po rilind dhe po ngrihet me zemër e me dashni”, ka thënë Arbër Ismajli i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.