DYLON

LDK-ja e Gjilanit bënë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

LDK-ja e Gjilanit bënë publike listën finale të kandidaturave për deputetë
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, ka bërë me dije se ka finalizuar listën e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

“Pas konsultimeve me strukturat partiake dhe në pajtim me vullnetin e anëtarësisë, LDK në Gjilan paraqet me krenari kandidatët tanë: Të rikandiduar: Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Besim Guda. Kandidatura të reja: Arbër Ismajli, Rexhep Kadriu e Afërdita Balaj Ajdini.”,thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Më tej, në njoftim, thuhet se LDK në Gjilan beson fuqishëm se këta kandidatë do të përfaqësojnë me dinjitet dhe përgjegjësi qytetarët e Anamoravës dhe vlerat themelore të Lidhjes Demokratike të Kosovës: demokracinë, zhvillimin, qytetarinë dhe integrimin euro-atlantik, me z.Lumir Abdixhikun kryeministër.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që më 28 dhjetor të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të mbështesin vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.