DYLON

LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tënd politik!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

/2L ONLINE/ – Ditëve të fundit, mbrenda LDK-së janë shtuar zërat kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Kërkesë kjo krejt e natyrshme për rrethanat normale, mirëpo për rrethanat e krijuara politike, thirrja e disa inidvidëve kundër Hashim Thaçit president në njërën anë, dhe heshtja përballë Isa Mustafës në anën tjetër, shkaktarit kryesor që e mbajti në pushtet Hashim Thaçin për këto gjasht vjetët e fundit, për më tepër se hipokrizi politike, është edhe marrëzi njerëzore njikohësisht.

EkoHigjiena

Mbështetja në heshtje e liderit të LDK-së, i rizgjedhur nën masa të jashtëzakonshme të presionit, shantazhit dhe diktatit politik, është goditja më e rëndë që po i ipet këtij subjekti politik, duke filluar nga drejtuesit e degëve dhe nëndegëve e deri tek antarësia e gjërë e këtij subjekti politik.

“Kundërshtimi” i hapur i disa deputetëve të LDK-së kundër Thaçit president, përveqse se hipokrizi, është edhe lojë e dyfisht, ngase të pakët do të jenë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të kenë guximin të mos e votojnë Thaçin president, shkaku i ruajtjes së interesave të tyre personale,….ngase pothuajse secili deputet i LDK-së, nga qeverisja e kaluar (Thaçi 1 e 2) dhe kjo e sotmja, i kanë të punësuar nëpër institucionet shtetërore (qeveri, kuvend, presidencë, ambasada, agjensione, borde dhe institucione tjera) familjarët e tyre; dikush bashkëshorti(e)n, djalin apo vajzen, vëllaun apo kushëririn e afërt, hallat apo tezet, të dashurin apo të dashurën, miqt dhe farefisin e gjerë,…e kështu më radhë të bashkuar në rrjetin korruptiv sikurse në rrejtin e Spiderman-it!

Të gjithë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që e patën votuar marrveshjen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për koalicion me PDK-në me kushtin që Hashim Thaçi të bëhet president i vendit,…mosvotimin e tyre të mundshëm e bëjnë, jo për të mirën e vendit, por për të fuqizuar pozicionet e tyre në parti, me qëllim të mabjtjes sa më gjatë në kreun e partisë, liderin aktual Isa Mustafa, për përmbushjen e ambicieve personale për pushtet dhe zhvatje të buxhetit të shtetit përmes klanit qeverisës të Isa Mustafës.

Elektorati rugovian i nderon me mbamendje në kujtesën historike delegatët e pakt të këshillit të përgjithshëm, që nuk e votuan marrveshjen për koalicion me PDK-në, sikurse që nuk do i harron asnjëherë ata që në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të partisë votuan pro zgjedhjes antidemokratike të Isa Mustafës në krye të partisë.

Mbështetësit e Isa Mustafës me lidhjen e koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit, duke filluar nga kryesia, këshilli i përgjithshëm, degët dhe nëndegët gjithandej Kosovës,…dhe mosmbështetja e Peticionit të elektoratit rugovian në mërgatë i shpërndarë në mesin e dhjetorit 2015, do të mbahen në mend dhe do të futen në histori, si mospërfillje e vullnetit të elektoratit rugovian në Diasporë, të qindëramijëra mërgimtarëve, të cilët çdo ditë në forma të ndryshme shprehin vullnetin e tyre për ndryshime substanciale në qeverisjen e vendit, e në veqanti në strukturën udhëheqëse të LDK-së,… parti, e cila në kohën e Presidentit Rugova, ishte partia më mirë e organizuar, e rrethuar me intelektualët të mirëfillt, veprimtar të devotshëm dhe antarësi besnike,…e cila sot fatkeqësisht ka ngelur në dorën e servilëve dhe mjeranëve, lakmiqarëve dhe sahanlëpirësve të pushtetit.

Megjithatë, deklarimet e fundit të disa nëndegëe të LDK-së gjithandej Kosovës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president, janë një ogur i mirë dhe një dëshmi e fuqishme e tradhëtimit të vullnetit të tyre nga lideri aktual i LDK-së, i cili pa pyetur njeri në këtë subjekt, kishte bërë marrveshje personale me Hashim Thaçin, duke qenë i bindur në vartësit e tij, lakmiqarët e të gjitha pushteteve në Kosovën e para dhe pasluftës e deri në ditët e sotme.

Tragjedia më e madhe për këtë parti do të jetë zgjedhja e Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së, me votat e të ashtuquajturve ‘’LDK-ista” të maskuar nën petkun e rugovizmit, bashkëpuntor të devotshëm të PDK-së, SHIK-ut dhe strukturave tjera korruptive.

Edhe pse në njëfarë mënyre mosvotimi i Thaçit për president nga ana e deputetëve të LDK-së, e nënkupton prishjen e kurorës qeverisëse mes dy partnerëve qeverisës,….në anën tjetër e fuqizon rolin e liderit diktatorial në këtë parti, duke e lënë të hapur prap mundësinë e ribashkimit të tyre në një koalicion tjetër qeverisës para apo pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëm largimi i binomit qeverisës PDK-LDK, respektivisht Thaçi-Mustafa me sejmenët e tyre do të thoshte shpëtim për vendin. Kjo në asnjë rrethanë nuk e nënkupton ardhjen në qeveri të një klase tjetër opozitare të korruptuar, të pasuruar skajshmërisht mbi kurrizin e një popullate të varfër.

Elektorati rugovian i LDK-së, ka vetëm një alternativë për shpëtimin e asaj çka ka mbetur për t’u shpëtuar në këtë subjekt; distancimin nga lideri partiak, me kërkesën për largimin e tij nga kreu i partisë dhe tërheqjen imediate nga koalicioni vrastar me PDK-në, në të kundërtën, thyeqafja politike dhe përmbytja përfundimtare në greminë e LDK-së do të jenë të pandalshme, pas “varrosjes” politike që i bëri Isa Mustafa LDK-së në kuvendin fatkeq të saj me 31 Majit 2015-të.

Andaj, LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tuaj politik. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.