DYLON

LDK: Interesim i madh i faktorit ndërkombëtar për ta takuar Lutfi Hazirin

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Në vazhdën e aktiviteteve politike për zgjedhjet e nëntorit, kryetari i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri zhvilloi një sërë takimesh me faktorin ndërkombëtar.

Kryetari Haziri takoi ndaras përfaqësuesit e Bashkimit Europian që monitorojnë procesin zgjedhorë z.Josef Hartt e Martin John Tooley, Sekretaren e dytë në ambasadën e Britanisë së madhe në Kosovë znj.Myrna Macgregor, Thibault Muzergues nga Instituti Republikan Amerikan, Deputetë të parlamentitë Lituanez, Hungarez etj.

EkoHigjiena

Haziri i njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar për ecurinë e procesit zgjedhorë deri më tani, ku kërkoi nga  faktori ndërkombëtar që roli i tyre të jetë shumë aktiv në këto zgjedhje, për parandalimin e parregullsive të mundshme që mund të ketë ky proces zgjedhorë.

Kryetari Haziri këtë shqetësim e paraqiti para faktorit ndërkombëtar, ndaras veq veq, duke u bazuar në proceset e kaluara zgjedhore ku janë konstatuar parregullsi të mëdha zgjedhore e ku padyshim janë të faktuara edhe në raportin e Parlamentit Europian për Kosovën.

Gjithashtu, kryetari Haziri njoftoi mysafirët që ecuria e deritanishme e procesit zgjedhorë ka shkuar sipas planit të paraparë nga LDK.

“Kemi shumë takime të mbajtuara në teren. Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë që po bashkohen me ne. Gjithashtu falemnderojmë Policinë e Kosovës që përcjellë të gjitha tubimet tona” – tha kryetari Haziri.

Ndërkombëtarët garantuan kryetarin Haziri se vërejtjet e tij do të shqyrtohen dhe do garantohet një proces i lirë, fer dhe korrekt.

Ne ju garantojmë ju z.Haziri se roli ynë do jetë më shumë se vëzhgues në këtë proces zgjedhorë. Do mundohemi që procesin e votimit ta përcjellim nga të gjitha qendrat e votimit dhe do të raportojmë në mënyrën më profesionale të mundshme për gjithë ecurinë e votimit të 3 nëntorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.