DYLON

LDK: Gjilani mbanë flamurin e zhvillimit në nivel vendi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën udhëheqjen e Kryetarit të LDK-së, njëherit Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e strukturave të Degës, me Kryesinë dhe Kryetarët e Nëndegëve. Në këtë takim me theks të veçantë u diskutuan objektivat e komisioneve profesional të degës për vitin 2016, plani financiar i degës si dhe përgatitja për mbajtjen e konventës si dhe organizimi për shënimin e 26 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së, në Gjilan.

Strukturat e LDK-së, edhe kësaj here kanë shprehur mbështetjen për qeverisjen e suksesshme të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë falënderime për sukseset në qeverisje mirë të organizuar si dhe projektet e mëdha që Gjilanit po i krijojnë një panoramë të qytetit që mbanë flamurin e zhvillimit në nivel vendi.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e nëndegëve kanë diskutuar edhe për projektet që janë në realizim e sipër si dhe për ato që pritet së shpejti të fillojnë për çka janë ndier të kënaqur me tretmanin që Kryetari Haziri po tregon në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë.

Në fjalën e tij, Kryetari Haziri ka njoftuar strukturat e degës me planin e punës si dhe me përgatitjet për mbajtjen e konventës së degës si dhe me përgatitjet për ndryshimet statutare, ndryshime këto që LDK-në e ngrisin në nivelin e partive më të mëdha në Evropë pjesë edhe e së cilës është LDK-ja. Meqenëse jemi në janarin e madh, muajin e nderimit të emrave më eminent të kombit, ne me shumë të drejtë po vlerësohemi si qendër e zhvillimeve të mëdha ndërsa tani kemi hyrë në vitin që Gjilanin do ta ngritë në kryeqendër të zhvillimit si infrastrukturor po ashtu edhe ekonomik, duke konvertuar besimin e marrë në sukses për gjilanasit dhe gjithë Anamoravën ka theksuar Kryetari Lutfi Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.