/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, pas një deklarate të shfaqur në media se kinse kryesia e nëndegës së fshatit Dobërqan, ka marrë disa vendime e të cilat bien në kundërshtim direkt me qëndrimet e partisë, deklaratë kjo që është nuk përkon me politikat strategjike të LDK-së dhe e cila vie nga individ të caktuar e që nuk përfaqësojnë strukturat e partisë, njofton anëtarësinë dhe opinionin e gjërë se Dega e LDK-së në Gjilan, qëndron fuqishëm pranë vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe si e tillë vepron konform vendimeve që dalin nga organet qendrore të partisë dhe interesave të anëtarësisë, por me qëllim që të njoftojmë opinionin lidhur me qëndrimet e shfaqura së fundmi nga individë, sqarojmë se një deklarim i tillë nuk vije nga strukturat e nëndegës në fjalë por si i tillë është veprim i një individi i cili para ca kohe është tërhequr edhe nga të qenit anëtar i LDK-së, thuhet në një sqarim të Zyrës për Informim të LDK-së në Gjilan.
LDK, vepron unike dhe në nëndegën e fshatit Dobërqan, ka kryesinë e dalë nga zgjedhjet dhe të drejtën e përfaqësimit legjitim të saj e ka kryetari Jasmin Avdyli, andaj deklarimet e individëve nuk janë edhe qëndrime të strukturave të saja ngase ato nuk përfaqësojnë strukturat dhe elektoratin e LDK-së.
Në nëndegën e përmendur strukturat janë mjaft aktive dhe në koordinim me degën po veprojnë fuqishëm në realizimin e programit qeverisës të LDK-së, andaj deklarimet e tilla në këto momente vlerësojmë se janë të dëmshme për të mos thënë të qëllimshme dhe dëmtojnë interesat strategjike të LDK-së, të cilat janë të orientuara drejtë mirëqenës së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen e madhe evropiane, thuhet në fund të kumtesës së LDK-së. /2L ONLINE/