DYLON

LDK: Elita e shëndetësisë në Gjilan i jep mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

LDK: Elita e shëndetësisë në Gjilan i jep mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit
Avatar photo Redaksia

Elita e shëndetësisë primare dhe terciare në Gjilan i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

Kreu i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekët, infermierët e punëtorët teknikë, për këtë përkrahje dhe për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër pandemisë COVID-19.

EkoHigjiena

“Faleminderit elitës së shëndetësisë primare dhe terciare – mjekët, përfshirë edhe infermierët e punëtorët teknikë, për këtë mbështetje ndaj listës së LDK-së e cila e ka programin më të mirë për shëndetësi.

Po bëhet një vit që po e luftojmë pandeminë COVID-19 dhe ju keni qenë në ballë të këtij aksioni. Pa profesionalizmin, punën e madhe dhe guximin e elitës në shëndetësinë primare e terciare , nuk do të mund të paramendohej menaxhimi i të panjohurës.

Falëmnderit krejt gjeneratave të elitës shëndetësore për punën e madhe që e kanë bërë për ruajtjen e shëndetit tonë në çdo kohë”, ka thënë Haziri.

Në emër të të gjithë kandidatëve, programin e LDK-së për shëndetësinë e ka prezantuar Dr. Imet Rrahmani (20), i cili tha se kjo mbështetje e kolegëve i bën nder atij dhe të gjithë kandidatëve të LDK-së, të cilët do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Republikës.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

e sponsorizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.